Aktualitet

Përplasja me armë tek kompleksi luksoz, Policia: Qëlloi një i ri në ajër dhe u largua me shpejtësi me makinë

31 Korrik 2020, 18:33 Nga DOSJA
Përplasja me armë tek kompleksi luksoz, Policia: Qëlloi një

TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar pas përplasjes me armë që ndodhi sot pasdite në kompleksin “Equos” në periferi të Tiranës. 

Në një reagim për mediat, Policia bën me dije ngjarja ka ndodhur në orën 18:45, dhe mësohet se ka qëlluar një armë zjarri në ajër dhe është larguar me shpejtësi me një makina.

“Rreth orës 18:45, është njoftuar salla operative se në Mullet një shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar me shpejtësi me një mjeti tip “Foristradë”.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorit“, njofton Policia.

Përplasja me armë ka ndodhur sot në “Equos” në Mullet, ku gjithçka ka ndodhur në parkimin e resortit. Ka qenë një grup të rinjt që janë përplasur me njëri-tjetrin dhe sherri ka degjenuar deri në përdorimin e armës. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia tirane sherr në tiranë sherr tek restorti equos policia tirane sherr në tiranë sherr tek restorti equos

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Korrik 2020, 18:07

TIRANË- Një sherr mes disa personave kanë ndodhur sot në Mullet. Burime për Dosja.al, bëjnë me dijese ka ndodhur në parkimin e kompleksit “Equos”.Deri tani...