Aktualitet

Aksident në Elbasan, makina del nga rruga dhe përfundon në hekurudhë, plagosen dy persona

31 Korrik 2020, 17:31 Nga DOSJA
Aksident në Elbasan, makina del nga rruga dhe përfundon në

ELBASAN-Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan. Një makinë e cila po udhëtonte në aksin Elbasan-Fushë-Labinot, ka dalë nga rruga, duke përfunduar në hekurudhë.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona. Ata janë dërguar me urgjencë në spital, teksa gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende.

Policia ndërkohë ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti ne elbasan aksidenti ne elbasan

Sondazh

Poll