Aktualitet

Sakrifikoi jetën në ditën e Bajramit/ Po u çonte ushqimet fëmijëve, klithma e nënës së djalit që po mbytej në Bunë e

31 Korrik 2020, 16:49 Nga DOSJA
Sakrifikoi jetën në ditën e Bajramit/ Po u çonte ushqimet

SHKODËR -Mëngjesin e sotëm në Shkodër u gjetën dy trupa të pajetë në lumin Buna. Një prej tyre ishte 39-vjeçari, Dhurim Arra. Gazetari Agim Hoxha, ka zbuluar detaje nga ngjarja e rëndë, duke treguar aktin heroik të Arrës.

Hoxha tregon, se 39-vjeçari teksa po kthehej me motor nga qyteti ku kishte blerë ushqime për fëmijët, dëgjoi një grua që qante dhe kërkonte ndihmë, pasi po i mbytej i biri. Menjëherë ai la motorin në rrugë dhe vrapo të ndihmonte të miturin.

Mirëpo për fat të keq, as ai dhe as 14-vjeçari nuk mundën të dilnin të gjattë nga uji. Kësisoj, 4 fëmijët e 39-vjeçarit, e kaluan ditën e Kurban Bajramit pa babanë e tyre. Me sakrificë e tij, babai i katër fëmijëve, që mund të quhet hero, dha një mësim të vyer në ditën e Bajramit.  I mituri që ai tentoi të shpëtonte, i përkiste një familje katolike nga Puka dhe kishte hyrë të freskohej në Bunë. Pa u menduar gjatë, ai sakrifikoi gjënë më të shtrenjtë, për t’i shpëtuar jetën të miturit.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyten 2 persona në lumin buna mbytet 39 vjecari ne bune mbyten 2 persona në lumin buna mbytet 39 vjecari ne bune

Sondazh

Poll