Aktualitet

RENEA dhe FNSH zbarkojnë në Elbasan e Peqin, shoqërojnë disa persona, dyshohet se kanë lidhje me vrasjet e fundit

31 Korrik 2020, 18:48 Nga DOSJA
RENEA dhe FNSH zbarkojnë në Elbasan e Peqin, shoqërojnë disa

ELBASAN-FNSH dhe RENEA kanë zhvilluar një aksion blic në Elbasan, Peqin dhe Cërrik. Gjatë aksionit janë shoqëruar disa persona për verifikim, pasi dyshohet se kanë informacion për vrasjet e fundit të ndodhura në qytet.

Mësohet se të shoqëruarit nuk kishin mjete identifikimi me vete. Ky aksion vjen dy ditë pas vrasjes së mikut të Emiljano Ramazanit, Regis Runaj dhe Florian Lamçes.

Dy ditë më parë qyteti i Elbasanit u trondit nga dy vrasje në harkun e pak orëve. Fillimish gjatë mbrëmjes së të mërkurës, Regis Runaj u masakrua me thika në zonën e varrezave. Runaj ishte mik me Emiljano Ramazanin, i cili u ekzekutua dy javë më parë. Ka dyshime se Runaj kishte informacion rreth konflikteve që mund të ketë pasur Ramazani, apo autorëve të vrasjes.

Më pas në orët e para të mëngjesit, vritet pas një sherri banal Florian Lamçe. Ngjarja ndodhi në një nga lokalet në qendër të Elbasanit. Lamçe para vrasjes po pinte me shokët e tij, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, i cili është edhe dhëndri i ish-kryebashkuakut, Qazim Sejdini. Këta të fundit janë arrestuar nga policia për vrasjen e Lamçes dhe akuza iu komunikua disa orës pas shoqërimit, për shkak se ishin të dehur.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet renea aksion blic ne elbasan renea aksion blic ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Korrik 2020, 18:07

TIRANË- Një sherr mes disa personave kanë ndodhur sot në Mullet. Burime për Dosja.al, bëjnë me dijese ka ndodhur në parkimin e kompleksit “Equos”.Deri tani...