Aktualitet

Kërkohej në gjithë Europën për drogë, shqiptari ekstradohet nga Hungaria në Itali, ja sa vite burg do të vuajë

31 Korrik 2020, 15:49 Nga DOSJA
Kërkohej në gjithë Europën për drogë, shqiptari

ITALI-Policia italiane ka ekzekutuar urdhërin e arrestit për një 41-vjeçar shqiptar, të cilin e ekstradoi nga Hungaria. Shqiptari ishte pjesë e një grupi ndërkombëtar të trafikut të drogës. Ai tashmë duhet të vuajë një dënim prej 5 vjet e 3 muajsh, të vendosur nga Gjykata e Udines. Sipas autoriteteve italiane, shqiptari e ka kyer aktivitetin e paligjshëm mes viteve 2008 dhe 2009.

I arrestuari ishte pjesë e një bande të përbërë nga shqiptarë dhe italianë, e cila merrej me shpërndarjen e kokainës. Në 2013-ën, pas precedentëve të shumtë penale, ai ishte dëbuar nga Italia, menjëherë sapo la qelinë.

Pasi hetuesit italianë zbuluan se ai ndodhej në Hungari, i dhanë urdhër autoriteteve vendase që të kryenin arrestimin e tij. Policia hungareze e arrestoi shqiptarin më 24 qershor, për ta ekstraduar një muaj më vonë . Shqiptari tashmë ndodhet në burgun e Rebibbia-s në Romës, pas ekstradimit nga Hungaria.

Marrë dhe përshtatur nga Udinetoday

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari esktradohet nga hungaria ne itali shqiptari esktradohet nga hungaria ne itali

Sondazh

Poll