Sport

“Përfaqësoj Luftëtarin”, përgjënjeshtron skuadra gjirokastrite: S’ka asnjë post drejtues

8 Prill 2019, 09:35 Nga DOSJA
“Përfaqësoj Luftëtarin”, përgjënjeshtron

TIRANË- Artan Laze ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në një emision telvizive dhe fliste në cilësinë e një prej zyrtarëve të klubit të Luftëtarit. I ftuar në “Rubrika Sportive” në RTSH, Laze u prezantua si një person që ka post drejtues në këtë klub.

Por në një reagim skuadra gjirokastrite shprehet se Laze nuk përfaqëon ata dhe aq më pak të ketë post në drejtimin e skuadrës. Te Luftëtari e kanë quajtur të pafalshme dhe dashakeqe që Lazaj analizoi në emër të klubit gjirokastrit ecurinë e skuadrave të tjera.

REAGIMI I KLUBIT

Klubi i futbollit “Luftetari” ndjehet i detyruar te reagoje lidhur me prezencen e Z Artan Lazaj ne nje studio televizive, ku pa asnje tager ka perfaqesuar Luftetarin. Z Lazaj nuk eshte ne asnje post drejtues tek Luftetari dhe aq me pak te kete kotribute ne menaxhimin e situates ne ekip. Eshte e pafalshme, madje dashakeqe qe ne emer te Luftetarit te analizohen skuadra apo ecuri ekipesh.  Luftetari ka treguar se ka marrdhenie te shkelqyera me cdo ekip ne Superligen Shqiptare.

Per sa i perket analizes qe zoteria ben per situaten tek Partizani, Luftetari nuk ka asnje te drejte te analizoje ekipet e tjera, por Partizani, ka treguar se me merite eshte ne krye.

Luftetari eshte teresisht i fokusuar tek takimi i rradhes perballe Kastriotit, nje ndeshje teper e rendesishme dhe qe kerkon vleresim maksimal, pasi Kastrioti eshte rikthyer te jete nje skuader qe ka bere mire ne ndeshjet e fundit dhe si e tille meriton respekt. Aludimeve te zoterise se ne Fushe Kruje eshte e veshtire te luash futboll, Luftetari deshiron t’i kujtoje se ne takimin e kaluar, ne kemi fituar paster dhe jemi percjelle nga stadiumi me respektin maksimal, ashtu sic Kastrioti ka fituar ne Gjirokaster dhe ne fund kemi shtrenguar duart.

Luftetari eshte nje skauder qe ne themel te saj ka respektin per kundershtarin si dhe miremenaxhimin e grupit te lojtareve. Ne rastin e Aleksit, Luftetari tregoi qe askush nuk mund te thyeje rregullat e klubit dhe Aleksi pranoi denimin, pasi kontributi i tij dhe dashuria per fanellen bluzi eshte me e madhe se cdo reagim. Aleksi tregoi me rikthimin, se mbetet nje nga lojtaret dhe djemte me te mire te skuadres.

Zoti  Lazaj ka te drejte kur thote qe Luftetari eshte si nje familje, por harron te theksoje se zoti Lazaj nuk ben pjese ne kete familje te madhe.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport artan laze polemika me lazen skuadra e luftetarit artan laze polemika me lazen skuadra e luftetarit

Sondazh

Poll