Sport

“Mund të kthehem si drejtor”, De Biasi shuan zërat: Nuk do jem unë trajneri i Shqipërisë

8 Prill 2019, 07:12 Nga DOSJA
“Mund të kthehem si drejtor”, De Biasi shuan zërat: Nuk do

TIRANË- Sa herë që ai vjen në Shqipëri, nis diskutimi në lidhje me Kombëtaren. Ka ardhur për t’i bërë presion trajnerit?! Ka ardhur që të interferojë në skuadër? Apo ka ardhur që të punojë pas shpinës së ndokujt, teksa takon presidentin Duka? Këto pyetje ngrihen sa herë shfaqet në Tiranë Xhani De Biazi.

Ish-trajneri i Kombëtares, i cili shkroi historinë me kuqezinjtë, është shfaqur sërish në kryeqytetin shqiptar, por këtë herë asnjë prej këtyre pyetjeve që ngrenë shpesh për të, nuk qëndron.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, De Biazi tregon se ka rikujtuar çdo vit të qëndrimit të tij në krye të kuqezinjve në një takim të stërzgjatur me Dukën, porse jo për postin e trajnerit.

“Mund të bëj rolin e drejtorit sportiv”, shprehet ndër të tjera shqiptari De Biazi, teksa ka një përgjigje për thuajse gjithçka: Çështja “Durmishaj”, cirkun e thënë nga Panuçi dhe mbi të gjitha, atë që trumbetojnë të gjithë shqiptarët: Shanset për Europianin.

Pjesë nga intervista

Nëse vjen De Biazi në Shqipëri, çfarë duhet të themi? Çfarë po ndodh?

Nuk po ndodh asgjë. Është një mundësi për t’u rikthyer, për të takuar miq dhe për të parë interesat e mia që i kam ende këtu në Shqipëri. Gjithashtu, për të prezantuar edhe akademinë time të re.

A është ky drejtimi i radhës në karrierën tuaj që nënkupton edhe se nuk do të riktheheni më në një pankinë për të drejtuar?

Jo, absolutisht që jo sepse kjo është diçka që mund ta bëj me qetësi në muajt kur nuk punoj, kryesisht gjatë verës. Prandaj, për këtë motiv këtë gjë do ta bëj vetëm për dy javë punë, në dy vendndodhje të rëndësishme, por të ndryshme.

Keni takuar Dukën dhe kam informacione se keni qëndruar gjatë bashkë duke drekuar. Mbase 5 orë për 5 vite e gjysmë si trajner këtu…

Kemi ngrënë mirë (qesh…). Po, në fakt kemi kaluar një orë për çdo vit të kohës që kam qenë trajner këtu dhe është kënaqësi të takoj presidentin. Ndihem mirë me të.

Tema e bisedës ka qenë për…

Po ju ndërpres unë para se ta përfundoni. Kemi folur për shumë gjëra. Jo domosdoshmërisht vetëm për futboll. Sigurisht që edhe për këtë gjë kemi biseduar, por ndarazi nga gjithçka tjetër: Nga politika, nga interesat ekonomikë, nga perspektivat e ardhshme të federatës. Apo edhe të projekteve të bukura që kam ndjekur, pasi vizitova edhe punimet në kompleksin ku po ndërtohen zyrat e reja dhe ambientet për Kombëtaren. Me sa pashë punimet, them se federata vazhdon të jetë në rritje.

E takuat Dukën për stolin e Kombëtares?

Jo! Absolutisht, jo. Kemi folur edhe për situatën në Kombëtare në periudhën e fundit dhe për problemet në lidhje me zëvendësimin e Panuçit. Kemi folur për shumë gjëra, por më së shumti si mes 2 miqsh që takohen pas një kohe të gjatë që nuk janë parë.

Çfarë ju tha Duka për shkarkimin e Panuçit?

Sigurisht që i vjen keq. Mirëpo, për sa kohë trajneri nuk do të ndryshonte kurrë, për asnjë motiv në botë, atëherë vjen një situatë në të cilën me shumë gjasa nuk mund të vazhdosh më. Ndaj, nuk di ç’të them. Gjithsesi, nuk dua as që të futem në të tillë diskutime, të cilat janë biseda që u takojnë atyre.

Duka ka thënë se “De Biazi nuk do rikthehet si trajner i Kombëtares”. Nuk jua ofron ai apo nuk do ta pranonit ju?

Jo, jo. Shikoni, unë besoj se ai e di që është shumë shpejt që nga koha kur unë kam ikur nga Shqipëria. Kanë kaluar thuajse një vit e gjysmë që kur kam ikur dhe nuk mendoj se është momenti për të menduar që të rikthehem. Më pas, në rolin e trajnerit, më pak akoma. Unë mund të merrja në konsideratë që të bëja mbase postin e drejtorit teknik të Kombëtares për të kërkuar që të zhvilloj lëvizjen futbollistike nga Kombëtarja e deri te të rinjtë.

Marrë nga Panorama Sport 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport armando duka federata ne kerkim te teknikut gianni de biasi shqiperia pa trajneri stoli i kombetares armando duka federata ne kerkim te teknikut gianni de biasi shqiperia pa trajneri stoli i kombetares

Sondazh

Poll