Sport

Jo më shumë se 1 pikë për Interin, ndahet në barazim ndeshja në Meazza me Atalantën

7 Prill 2019, 18:46 Nga DOSJA
Jo më shumë se 1 pikë për Interin, ndahet në barazim

Interi dhe Atalanta kanë luajtur pa gola (0-0) në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Serie A.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, por me Interin për një nuancë më kërkuese.

Nerazzurrët në fakt gjetën golin pas vetëm tre minutave me anë të Matias Vecinos, por u anulua për shkak të pozitës jashtë loje, ndërsa edhe Mauro Icardi humbi një rast i vetëm me portierin.

Në pjesën e dytë, përsëri vendasit ishin pak më të mirë dhe më kërkues në kërkim të golit.

Radja Nainggolan (72′) dhe Icardi (86′) tentuan golin, por në asnjëri nga ta nuk e gjetën dhe skuadrat u desh të pajtohen me një barazim 0-0.Pas këtij barazimi, Interi e sheh veten në pozitën e tretë me 57 pikë, ndërsa Atalanta renditet e pesta me 52 pikë.

Në ndeshjen e radhës, zikaltrit udhëtojnë te Frosinone, ndërsa Atalanta e pret Empolin.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport inter atalanta seria a inter atalanta seria a

Sondazh

Poll