Aktualitet

Emërimi i Aida Hajnajt në krye të BKH, shefja e ONM: Hap i rëndësishëm për zbatimin e Reformës në Drejtësi

31 Korrik 2020, 08:42 Nga DOSJA
Emërimi i Aida Hajnajt në krye të BKH, shefja e ONM: Hap i

TIRANË- Shefja e ONM në Shqipëri, Genoveva Ruiz Calavera e ka konsideruar emërimin e Aida Hajnajt në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit si një hap të rëndësishëm për Reformën në Drejtësi. Calavera ka shpërndarë në Twitter komentin e djeshëm të ambasadorit të BE, Luigi Soreca, i cili shkruan se me emërimin e Hajnajt dhe funksionimin e BKH tashmë hidhet një hap tjetër i rëndësishëm në implementimin e Reformës në Drejtësi.

‘’Një tjetër hap i rëndësishëm në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri’’- shkruan Calavera në Twitter.

 

Another important step in the implementation of the justice reform in ??#Albania! @EUinAlbania @eu_near https://t.co/sl25Fd62Fr

— Genoveva Ruiz Calavera (@CalaveraRuiz) July 31, 2020

Ditën e djeshme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë votoi unanimisht, Aida Hajnajn si drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Më 27 korrik, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  vendosi emrin e kreut të strukturës së Byrosë Kombëtare të Hetimit. SPAK çoi në KLP emrin e Aida Hajnas, pasi ishte e vetmja që plotësoi kriteret. Kandidatët e tjerë për kreun e “FBI-së” shqiptare ishin Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aida hajna genoveva ruiz calavera omn aida hajna genoveva ruiz calavera omn

Sondazh

Poll