Aktualitet

I vuri flakën dy makinave në parkingun e një pallati në Fier, policia arreston 32-vjeçarin

31 Korrik 2020, 07:44 Nga DOSJA
I vuri flakën dy makinave në parkingun e një pallati në

FIER- Zbardhet ngjarja e ndodhur dje në Fier, ku në parkingun e një pallati u dogjën disa makina. Policia bën me dije se ka arrestuar 32-vjeçarin me iniciale D.M, i cili u ka vënë zjarri qëllimisht 2 mjeteve, që janë pronësi të 28-vjeçarit F.F.

Njoftimi i Policisë:

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të Policisë, në koordinim edhe me Prokurorinë e Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin me inicialet D. M., 32 vjeç, banues në lagjen “Apollonia”, Fier.

32-vjeçari ka djegur me lëndë djegëse, për motive të dobëta, 2 mjete në pronësi të shtetasit F. F., 28 vjeç, banues në Fier, në parkimin e pallatit. Ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse, shërbimeve të Policisë, FNSH-së dhe ambulancës bëri të mundur shuarjen e zjarrit dhe evakuimin e menjëhershëm të banorëve dhe fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr duke shkaktuar pasoja të rënda materiale”.

Mëngjesin e djeshëm në parkingun e një pallati në lagjen “15 tetori” në Fier u përfshinë nga flakët disa makina. Qytetarët u përfshinë nga paniku. Në vëndngjarje shkuan punonjës të shërbimit zjarrfikës, të policisë, FNSH të cilët evakuuan 30 familje dhe shuan flakët.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjen makina në fier zjarr ne fier digjen makina në fier zjarr ne fier

Sondazh

Poll