Aktualitet

Florian Lamçe njihej si “Flor Qorri” i atentateve, në shkurt qëlloi me armë ndaj një personi, 8 vite më parë mori pje

31 Korrik 2020, 07:27 Nga DOSJA
Florian Lamçe njihej si “Flor Qorri” i atentateve, në

ELBASAN- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Florian Lamçes në Elbasan. Mësohet se në muajin shkurt të këtij viti, 40-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Rodi Bylykbashit, por pa i shkaktuar dëmtime. Ngjarja ndodhi në zonën e quajtur “Fushë Mbret”, por nuk dihen ende motive e saj. Rasti i denoncua edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se Lamçja ishte mik i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdinit dhe për të arsye nuk nisën hetimet ndaj tij.

Sakaq, viktima është dënuar më herët edhe për plagosje dhe kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Për këtë të fundit ai është dënuar me 3 vjet burg nga Gjykata e Elbasanit, pasi u përfshi në 2012-ën në një ngjarje kriminale, ku mbeti i vrarë Almir Cani, pronat i diskos “Tekila”.  Mësohet se Floriani, së bashku me vëllain e tij Olsi Lamçja, e thirrën me telefon Canin duke e nxjerrë jashtë banesës nga ku më pas e kanë vrarë me dy plumba. Autorët arritën të fshehin mjaft prova të vendit të ngjarjes, përfshirë edhe gëzhojat, si dhe telefonin celular të viktimës. I gjithë sherri nisi për një shumë prej 300 mijë lekësh.  Cani i kishte miq dy vëllezërit dhe u kërkoi ndihmë që t’i merrnin borxhin një biznesmeni, i cili kishte kohë që nuk ia kthente Canit. Dy vëllezërit pranuan, ku në këmbim Cani u kishte premtuar se do t’u jepte 300 mijë lekë të vjetër. Por binesmeni nuk mbajti premtin dhe për këtë arsye u vra.

Vrasja e Florian Lamçes ndodhi mëngjesin e djeshëm, në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Nën avujt e alkoolit, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari qëlluan me mjete të forta Florian Lamçen, duke i marrë jetën. Ky i fundit ndërroi jetë, ndërsa Hajdari dhe Sanxhaktari u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe u shoqëruan më pas në polici. Të tre personat kishin të shkuar kriminale, ndërsa Sanxhaktari është dhëndri i ish-kryebashkiakut, Qazim Sejdini dhe ka shpëtuar disa herë nga drejtësia.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet florian lamçe terror në elebasan florian lamçe terror në elebasan

Sondazh

Poll