Aktualitet

Shkatërrohet banda në Tiranë, 4 të prangosur, trafik droge drejt Gjermanisë/ Grupi do kryente vrasje…

8 Prill 2019, 15:28 Nga DOSJA
Shkatërrohet banda në Tiranë, 4 të prangosur, trafik droge

TIRANE- Një megaoperacion i Policisë së Tiranës është finalizuar me arrestimin e 4 personave.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 4 të arrestuarit janë pjesë e një grupi që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Të arrestuarve iu janë sekuestruar armë, si edhe një makinë e blinduar tip BMW me targa ruse.

Operacioni është kryer nga Anti-droga dhe Krimet e Rënda. Koka e grupit akuzohet se është L.D, ndërsa pjesë e grupit janë E.G, O.L dhe D.A. mësohet se grupi po planifitkonte që të kryente një vrasje, dhe policia ka ndërhyrë që të parandalonte krimin që do bënte banda.

Burime i thanë Dosja.al, se të arrestuarit janë Leonard Duka, i akuzuar si koka e grupit, Elvis Gacaj dhe Dritan Agaj. 

Në vitin 2005, Elvis Gacaj është përfshirë në një atentat ku kanë mbetur të vrarë 2 persona.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet:

“Gjatë kontrollit të ushtruar këta shtetas janë munduar të largojnë sendet e kundraligjshme duke hedhur një pjesë të tyre nga ballkoni i banesës.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

– Një mjet të blinduar;
– Një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë;
– 46 fishekë luftarak, si dhe doza me lëndë narkotike kanabis”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Bashkëpunimi me qytetarët për të luftuar krimin vë në pranga katër shtetas për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municionit luftarak” dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Sekuestrohen mjet i blinduar, armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi e dyshuar lënde narkotike.

Seksioni i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në D.V.P Tiranë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për disa persona që dispononin armë e drogë, arrestoi në flagrancë shtetasit:

L. D., 33 vjeç, banues në Tiranë;
D. A., 38 vjeç, banues në Tiranë;
O. L., 38 vjeç, banues në Tiranë;
E. G., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Policia ka ushtruar kontroll në banesën me qera ku këta shtetas jetonin, pasi dispononte nga qytetarët informacion se këta shtetas mbanin në banesë sende të kundraligjshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar këta shtetas janë munduar të largojnë sendet e kundraligjshme duke hedhur një pjesë të tyre nga ballkoni i banesës.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

– Një mjet të blinduar;
– Një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë;
– 46 fishekë luftarak, si dhe doza me lëndë narkotike kanabis.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të tyre, si dhe të përfshirjes të personave të tjerë.

Materialet do ti kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve e municionit luftarak e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283 dhe 278/25 të Kodit Penal.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritan agaj elvis gacaj leonard duka mega operacion ne tirane dritan agaj elvis gacaj leonard duka mega operacion ne tirane

Sondazh

Poll