Aktualitet

FOTO/ “Të dua shumë vëllai im”… autorët dhe viktima në Elbasan darkuan e pinë gjithë natën, njolla gjaku në dyshe

30 Korrik 2020, 09:44 Nga DOSJA
FOTO/ “Të dua shumë vëllai im”… autorët

ELBASAN- Pamje të reja kanë dalë nga lokali në Elbasan,  ku vra 40-vjeçari Florjan Lamçja. Siç shihet qartë edhe në foto viktimat bashkë me shokët e tij, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari pirë  dhe darkuar gjatë natës. Më pas, ata u konfikuan me njëri-tjetrin dhe gjatë sherrit 40-vjeçari u godit me shishe dhe sende të forta. Në foto shihen qartë edhe njollat e gjakut në  kolltuqet e lokalit.

Ndërkohë,  për Ballkan web, punonjësi i lokalit është shprehur se fillimisht se viktima dhe shoku i tij nisën të shanin njëri-tjetrin me fjalë banale dhe sherri degjeneroi në dhunë.

Të tre kishin miqësi të ngushtë mes njëri-tjetrit, aq sa para ngjarjes së rëndë ata kanë bërë një status në rrjetet sociale, ku shprehen: “Të dua shumë vëllai im”.

Ngjarja e rëndë ndodhi, mëngjesin e sotëm pranë lokalit  ‘Piazza’, në qendër të qytetit të Elbasanit. Gjatë përleshjes 40-vjeçari u godit me shishe dhe sende të forta nga shokët e tij, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari. Ky i fundit është dhëndri i Qazim Sejdinit. Policia ka arrestuar  personat e përfshirë në sherr.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet florjan lamçja terror ne elbasan florjan lamçja terror ne elbasan

Sondazh

Poll