Politike

‘Mos kakaris!’/ Murrizi dhe Alimadhi kapen keq në Kuvend, ndërhyn Vasilika Hysi: S’mund t’i thuash ashtu një deputeti

30 Korrik 2020, 09:54 Nga DOSJA
‘Mos kakaris!’/ Murrizi dhe Alimadhi kapen keq në Kuvend,

TIRANË– Debate mes Myslim Murrizit dhe Adriatik Alimadhi në sallën e Kuvendit. Teksa Murrizi po fliste për arritjen e opozitës së re për kalimin e ndryshimeve në Kushtetutë, nga vendi ndërhyri Alimadhi. Kaq mjaftoi që të dy të përplaseshin me njëri-tjetrin, duke bërë që të ndërhynte zv.kryeparlamentarja, Vasilika Hysi.  

PJESË NGA DEBATI NË SALLË: 

Myslim Murrizi: Do të kandidoj prapë, do të kandidoj për deputet jo për hajdut administrate. Të flasësh me mua më sill një copë letër se çfarë përfaqëson

Adriatik Alimadhi: Ti nuk krahasohesh me mua

Myslim Murrizi: Unë nuk kam ardhur këtu nga PPSH-ja. Kjo sallë nuk do të ketë më  vemje. Mbaje mend.

Adriatik Alimadhi: Mos kakaris.

Myslim Murrizi: Unë nuk kakaris

Vasilika Hysi: Ju lutem vini maskën. Nuk mund t’i thoni kakaris një deputeti. Vini maskën

Myslim Murrizi: Jam shumë krenar që firmën tënde e kam në tenxheren e fasules. Është zierë me fasule. O Korab, O Halit. *u tërheq vëmendjen kolegëve të nxehur me Alimadhin. 

Lajmi kryesor: S’ka më kohë! Sot Kuvendi kalon ndryshimet Kushtetuese për listat dhe koalicionet, parlamenti rikthehet në shtator

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike adriatik alimadhi myslim murrizi seanca plenare 30 korrik 2020 adriatik alimadhi myslim murrizi seanca plenare 30 korrik 2020

Sondazh

Poll

Politike 30 Korrik 2020, 09:46

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka njoftuar sot në Kuvend, se gjendja e deputetit të prekur me COVID-19, Enver R...