Politike

Murrizi: Ta shohin të gjithë, na nënqeshët e ne iu hoqëm lakun nga fyti shqiptarëve. PS e opozita jashtë të ulen me ne p

30 Korrik 2020, 09:41 Nga DOSJA
Murrizi: Ta shohin të gjithë, na nënqeshët e ne iu

TIRANE- Deputeti Myslym Murrizi ka marrë sot përsipër meritën për hapjen e listave. Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, në kohën që deputetët votojnë për hapjen e listave dhe kufizimin e koalicioneve parazgjedhore, Murrizi tha se “ata që nuk e prisnin sot do të shohin sesi deputetët e përqeshur nga të gjithë, ndryshuan Kushtetutën”. Deputeti i shtriu dorën e bashkëpunimit, PS dhe PD-së për t’u ulur për të biseduar edhe për depolitizimin e administratës.

PJESË NGA FJALA E MURRIZIT: 

PD e LSI-ja zihen sot kush do i hapë më shumë… listat Korab, jo ato që mendon ti…po hapjen e listave. Iu bëj thirrje partive të mos mbajnë në parti kriminelë, unë do të garoj vetë. Unë ftoj z. Rama dhe Z.Balla të ulemi për depolitizimin. Arrestimet e SPAK më duken si operacionet e zborit. 7 hajdutë nga PS, 7 nga PD e 7 nga LSI. Damian, paska ik Damiani do jetë me Oerdin. Të përgëzoj Damian, paske kaluar nga opozita. 7 hajdutët tuaj, dhe të sivëllezërve tuaj, s’do të kenë më të drejtë të numërojnë votat e subjekteve të tjera. E di që është e vështirë. Baballarët e 2008-ës e ka shumë të vështirë. Ju këtu e papagallët tuajë na kanë përqeshur. Vemje, kërmij, etj. E ja, ne që na nënqeshët erdhëm këtu në këtë seancë të 30-korrikut, do të mbahemi mend që iu hoqëm shqiptarëve lakun nga fyti. Shqiptarët do të ndëshkojnë këdo me votë. Ftoj edhe opozitën të bëhet pjesë e bisedimeve pas 20 gushtit të flasim për administratën zgjedhore. 

Lajmi kryesor: S’ka më kohë! Sot Kuvendi kalon ndryshimet Kushtetuese për listat dhe koalicionet, parlamenti rikthehet në shtator

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hapja e listave dhe heqja e koalicioneve myslym murrizi seanca plenare 30 korrik 2020 hapja e listave dhe heqja e koalicioneve myslym murrizi seanca plenare 30 korrik 2020

Sondazh

Poll