Politike

Negociatat e fundit, Gjiknuri i paraqet propozimin opozitës së bashkuar: Modalitetet i përcaktojmë në Kodin Zgjedhor

29 Korrik 2020, 12:00 Nga DOSJA
Negociatat e fundit, Gjiknuri i paraqet propozimin opozitës së

TIRANË– Bashkëkryetari i Këshillit Politik, Damian Gjiknuri i ka kthyer përgjigje pozitive emailit të dërguar nga opozita e bashkuar për një tjetër mbledhje të KP-së. Në emailin e tij, Gjiknuri risjell edhe njëherë mendimin e ekspertëve se  amendamentet nuk pengojnë hapjen 100% të listave të kandidatëve dhe formimin e koalicioneve parazgjedhore. Kështu që Gjiknuri vjen me një tjetër propozim, ai kërkon që kërkesat e opozitës së bashkuar për dy pikat e marrëveshjes të përcaktohen në Kodin Zgjedhor duke marrë rekomandime, opinione dhe ekspertizë nga të dërguarit e ODIHR.

“Ju si përfaqësues të opozitës jashtëparlamentare nuk dhatë një përgjigje për këtë propozim konsensusi të ofruar nga mazhoranca. Duke shpresuar se gjatë këtyre orëve keni reflektuar mbi këtë propozim dhe do të jepni qëndrimin tuaj, konfirmoj prezencën në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik në ora 18:00,”-shkruan në deklaratën e tij Gjiknuri.

NJOFTIMI I PLOTË:

I nderuar koleg,

Në respektim të rendit të ditës, mbledhjen e djeshme u njohëm me opinionin e sjellë nga ekspertët e pavarur të atashuar pranë Këshillit Politik lidhur me pyetjet e mia nëse amendamentet kushtuese që ndodhen në procedurë parlamentare pengojnë apo lejojnë hapjen 100% të listave të kandidatëve dhe garën me koalicione parazgjedhore.

Ekspertët, në opinionin tanimë të bërë publik konstatuan se amendamentet nuk pengojnë hapjen 100% të listave të kandidatëve ashtu sikurse nuk pengojnë grupimin në koalicione parazgjedhore. Sipas ekspertëve, modalitetet e përcaktimit të nivelit të hapjes së listave nga 2/3 deri në 3/3 dhe modalitetet e grupimit të partive në koalicione parazgjedhore, e regjistrimit të kandidatëve duhen përcaktuar në Kodin Zgjedhor.

Duke marrë në konsideratë shqetësimet tuaja që lidhen me kërkesën për hapje 100% të listave dhe mospengimin e koalicioneve parazgjedhore, mazhoranca në mbledhjen e djeshme të Këshillit Politik ofroi një propozim konsensusi sa vijon:

1. Miratimi i amendimeve kushtetuese të cilat edhe sipas opinionit të ekspertëve të pavarur nuk pengojnë as hapjen 100% të listave të kandidatëve dhe as koalicionet parazgjedhore.

2. Reflektimin më pas të këtyre amendimeve kushtetuese në ligjin elektoral përmes një procesi diskutimi në Këshillin Politik.

3. Përsa i takon shqetësimit të opozitës jashtëparlamentare për çështjen e modaliteteve të krijimit dhe regjistrimit të kandidatëve nga koalicionet parazgjedhore, kjo është një çështje që përcaktohet në Kodin Zgjedhor. Në fazën e ndërhyrjes në Kod, përveç ekspertizës që do të merret nga ODIHR, të shqyrtohen të gjitha opsionet e artikuluara nga opozita jashtëparlamentare gjatë diskutimeve të deritanishme në Këshill, siç janë modeli letonez/ hollandez dhe belg. Gjithashtu, të hulumtohet çdo model i një vendi të OSBE që aplikon sistem proporcional rajonal me lista të hapura si ky që ka Shqipëria.

Gjatë mbledhjes së djeshme, ju si përfaqësues të opozitës jashtëparlamentare nuk dhatë një përgjigje për këtë propozim konsensusi të ofruar nga mazhoranca.

Duke shpresuar se gjatë këtyre orëve keni reflektuar mbi këtë propozim dhe do të jepni qëndrimin tuaj, konfirmoj prezencën në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik në ora 18:00 në sallën ovale të Pallatit të Kongreseve.
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste

Damian Gjiknuri

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri keshilli politik 29 korrik 2020 damian gjiknuri keshilli politik 29 korrik 2020

Sondazh

Poll