Bota

Hoti dhe Vuçiç përballë sot në Samitin virtual të Ballkanit Perëndimor, ende nuk dihet kush përfaqëson Shqipërinë

29 Korrik 2020, 07:07 Nga DOSJA
Hoti dhe Vuçiç përballë sot në Samitin virtual

TIRANË– Këshilli Atlantik do të mblidhet sërish sot në një samit virtual me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në takim përveç Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnja e Hercegovinën do të marrë pjesë edhe Kosova e Serbia. 

Në njoftimin zyrtar të Këshillit mësohet se folësit kryesore do të jenë: Avdullah Hoti, Aleksander Vuçiç, Stevo Pendarovski, Zoran Tegeltija dhe Dragica Sekulic.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Këta hapa konkretë do të ndihmojnë rajonin të dalë nga ndikimi shkatërrues i COVID-19 me mundësi më të mëdha të zhvillimit ekonomik. Kjo marrëveshje do të tregojë përkushtimin e udhëheqësve për të nxitur rritjen ekonomike duke ndjekur lëvizjen e lirë të mallrave, personave dhe shërbimeve përtej kufijve të rajonit. Masa gjithashtu do të vërë në lëvizje një plan të rëndësishëm për tërheqjen e investimeve të huaja dhe përshpejtimin e vendosjes efektive të fondeve të rimëkëmbjes nga COVID-19.

Ndërkohë që nuk dihet se nga kush do të përfaqësohet Shqipërisa, pasi kryeministri Edi Rama pritet të jetë sot në Kuvend.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni këshilli atlantik takimi i këshillit atlantik këshilli atlantik takimi i këshillit atlantik

Sondazh

Poll

Bota 29 Korrik 2020, 05:46

Të drejtat e grave janë ndërkombëtare

Poloni- Polonia zë sërish kryetitujt ndërkombëtarë. Në vende të tjera nuk po kuptohet, pse ky vend do të dalë nga një marrëveshje e Këshillit të Europës për luf...

Bota 28 Korrik 2020, 20:09

KOSOVË -Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, pas rritjes së numrit të të infektuarve. Sipas vendimeve të ma...