Bota

Shtatë minaret e Mekës do të ndjehen “të vetmuara”, anulohet pelegrinazhi në vendin e shenjtë. Koronavirusi ‘privile

29 Korrik 2020, 06:57 Nga DOSJA
Shtatë minaret e Mekës do të ndjehen “të

ARABI SAUDITE- Shtatë minaret e ‘Xhamisë së Madhe të Mekës’ do të ndjehen “të vetmuara”. Këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit që ka pushtuar botën, peligrinazhi në Mekë, që fillon sot dhe përkon me një nga pesë shtyllat e Islamit do të zhvillohet por me shumë më pak njerëz.

Në vend që të shihni 2.5 milion besimtare si vitin e shkuar, kësaj here qyteti më i shenjtë për të gjithë në botën muslimane duhet të strehojë vetëm disa mijëra besimtarë, 10,000 persona në rastin më të mire.

Për të mos lejuar haxhin të kthehet në një “burim infeksioni”, si mbledhja ungjillore në Mulhouse në fund të shkurtit, autoritetet saudite kanë vendosur ta mbajnë Mekën të mbyllur për pelegrinët e huaj.

Vendimi u mor në fund të shkurtit, edhe pse në Arabi nuk ishte shënuar asnjë rast i infektuar me Covid-19. Për t’i paraprirë ndonjë “surprize”, Rijadi pezulloi lëshimin e vizave për ‘umre’ por edhe për  pelegrinazhin e vogël, i cili mund të kryhet gjatë gjithë vitit.

Deri më tani, sëmundja ka infektuar më shumë se 270,000 persona në Arabinë Saudite, duke e vendosur atë në 20 vendet më të prekura nga pandemia në botë. Kështu që pelegrinët i janë nënshtruar kontrolleve të rrepta.

Të përzgjedhurit për të marrë pjesë në haxhi iu nënshtruan kontrolleve të temperaturës dhe u vendosën në karantinë teksa fillonin të shkelin në Mekë në fundjavë. Ata duhet të mbajnë distancën fizike dhe maskën teksa performojnë një sërë ritesh.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota arabi saudite koronavirusi ne bote mekë pelegrinazhi ne meke arabi saudite koronavirusi ne bote mekë pelegrinazhi ne meke

Sondazh

Poll

Bota 29 Korrik 2020, 05:46

Të drejtat e grave janë ndërkombëtare

Poloni- Polonia zë sërish kryetitujt ndërkombëtarë. Në vende të tjera nuk po kuptohet, pse ky vend do të dalë nga një marrëveshje e Këshillit të Europës për luf...

Bota 28 Korrik 2020, 20:09

KOSOVË -Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, pas rritjes së numrit të të infektuarve. Sipas vendimeve të ma...