Politike

Sot AFATI I FUNDIT, s’ka më kohë! PD kërkon mbledhje të Këshillit Politik në orën 18:00: Të punojmë bashkë për çdo

29 Korrik 2020, 10:26 Nga DOSJA
Sot AFATI I FUNDIT, s’ka më kohë! PD kërkon mbledhje

TIRANË- Partia Demokratike kërkon mbledhjen e fundit të Këshillit Politik, një ditë para se në Kuvend të kalojë marrëveshja mes PS-së dhe opozitës së re për ndalimin e koalicioneve dhe hapjes së listave. Sot në orën 18:00, përfaqësuesi i PD Oerd Bylykbashi i ka kërkuar takim mes palëve për të gjetur një zgjidhje të pranueshme  lidhur me ndryshimet që propozohen në Kushtetutë. Gjithashtu në emailin e Bylykbashit drejtuar përfaqësuesit të maxhorancës, Damian Gjiknuri, janë bërë me dije edhe propozimet e opozitës së Bashkuar.

PROPOZIMET E OPOZITËS TË PARAQITURA DJE:

1. Të ndalet ndryshimi i njëanshëm kushtetutes.

2. Të punohet bashkërisht, pa humbur kohë, për hartimin e një amendamenti të përbashkët që mundëson hapjen e listave, pa asnjë ndryshim tjetër shtesë.

3. Të shfrytëzohet kjo kohë që të detajohen rregullat shoqëruese në Kodin Zgjedhor, me qëllim që ndryshimi kushtetues dhe rregullat shoqëruese të Kodit Zgjedhor për hapjen e listave, të shkojnë si një paketë e vetme për miratim në Parlament.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë përgjigje nga bashkëkryetari i Këshillit Politik, Gjiknuri.

Palët ndahen tek koaliconet dhe tek hapja e listave. Dy opozitat kërkojnë hapje të plotë të listave, që kundërshtohet nga PS-ja. Ndërsa për ndalimin e koalicioneve maxhoranca thotë se hapja e listave i bën të pamundura “bashkëpunimet” sipas formulës aktuale, duke kërkuar listë unike.

EMAILI I PLOTË:

I nderuar koleg,

Në vijim të mbledhjes së djeshme, ripërsërisim vullnetin e Opozitës së Bashkuar, për të vijuar punën bashkërisht për të gjetur një zgjidhje të pranueshme nga të gjitha palët, me qëllim arritjen e konsensusit për çdo ndryshim, kushtetutes apo ligjor, që prek zgjedhjet. Ky ishte qëllimi për të cilin bashkërisht ramë dakord për ngritjen e Këshillit Politik.

Në këtë kuptim, ritheksojmë edhe njëherë gatishmërinë tonë për të vijuar dialogun, me qëllim ecjen përpara në një proces gjithëpërfshirës dhe një produkt konsensual.

Propozimi juaj për t’i bërë fakt të kryer ndryshimet e njëanshme kushtetuese shkatërron konsensusin, shkel marrëveshjet e 14 Janarit dhe 5 Qershorit të nënshkruara nga vetë Partia Socialiste, dhe sjell pasoja të rënda për stabilitetin, demokracinë dhe integrimin europian të vendit.

Opozita e Bashkuar paraqiti këtë propozim në mbledhjen e datës 28 Korrik 2020:
1. Të ndalet ndryshimi i njëanshëm kushtetutes.
2. Të punohet bashkërisht, pa humbur kohë, për hartimin e një amendamenti të përbashkët që mundëson hapjen e listave, pa asnjë ndryshim tjetër shtesë.
3. Të shfrytëzohet kjo kohë që të detajohen rregullat shoqëruese në Kodin Zgjedhor, me qëllim që ndryshimi kushtetues dhe rregullat shoqëruese të Kodit Zgjedhor për hapjen e listave, të shkojnë si një paketë e vetme për miratim në Parlament.

Opozita e Bashkuar është e gatshme që të vijojë dialogun politik, në një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur, duke mos ndërmarrë hapa të njëanshëm që shkelin Marrëveshjen politike të 14 Janarit dhe zhbëjnë Marrëveshjen e 5 Qershorit.

Ju sjellim në vëmendje se çdo akt i njëanshëm, aq më tepër akte që prekin drejtpërdrejt zgjedhjet, cënojnë rëndë legjitimitetin e zgjedhjeve dhe qeverisjet që dalin prej tyre. Gjithashtu, çdo akt i njëanshëm, është një hap me pasoja të rënda që në vend që të kontribojë në procesin e integrimit europian, e pengon atë duke izoluar Shqipërinë dhe shqiptarët. Për këto arsye, gjithëpërfshirja dhe konsensualiteti është rruga e pashmangshme, në të mirë të Shqipërisë dhe në interes të qytetarëve shqiptarë.

Në këtë kuadër, propozojmë mbledhjen e Këshillit Politik, ditën e sotme, 29 Korrik 2020, ora 18:00.

Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik keshilli politik 29 korrik 2020 ndalimi i koalicioneve keshilli politik keshilli politik 29 korrik 2020 ndalimi i koalicioneve

Sondazh

Poll