Politike

“Ishalla s’ma ka lënë mua stafetën”, Rama komenton infektimin e Erion Veliajt: E kam mbajtur në distancë…

29 Korrik 2020, 09:41 Nga DOSJA
“Ishalla s’ma ka lënë mua stafetën”, Rama

TIRANË- Një ditë pas publikimit të lajmit se kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është infektuar me koronavirus, kryeministri Edi Rama tha se e ka mbajtur në distancë. Në Lezhë ku ishte duke inspektuar një thertore bashkë me drejtoreshën e AZHBR, Frida Krifca, Rama iu kërkoi punonjësve që të ruajnë masat kundër COVID-19. Edhe ai vetë tha se i ka ruajtur, teksa i uroi Veliajt shërim të shpejtë dhe tha se “shpresoj të mos ma ketë lënë mua stafetën”.

“Distancë në ambientet e jashtme dhe maskat në ambientet e brendshme dhe jeni në rregull. Edhe Lali Erin në distancë e kam mbajtur, ishallah po e kalon lehtë ai dhe s’ma ka lënë mua stafetën”, tha Rama.

Erion Veliaj dhe tre deputetë të Kuvendit të Shqipërisë u konfirmuan dje me COVID-19. Kryebashkiaku i Tiranës njoftoi se ishte në gjendje të mirë shëndetësore bashkë me familjen. Gjithashtu deputetët Ralf Gjoni, Enver Roshi e Elio Hyskaj, të infektuar me COVID-19, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj me covid edi rama erion veliaj me covid

Sondazh

Poll