Vendosën shezlongë në plazhin tek “Rinia”, nën hetim dy persona në Durrës
29 Korrik 2020, 10:21Nga DOSJA
DURRËS– Dy persona janë marrë nën hetim pasi kishin vendosur shezlongë në mënyrë të paligjshme në fshatin Rinia në Durrës. Të prangosurit janë identifikuar si: F. Gj., 43 vjeç dhe M. M., 54 vjeç, të dy banues në Durrës.
NJOFTIMI I PLOTË:
Durrës
Vijojnë kontrollet në plazhe, për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që zaptojnë hapësirën publike duke vendosur shezlongë në mënyrë të paligjshme.
Procedohen penalisht dy shtetas, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që zaptojnë hapësirën publike duke vendosur shezlongë në mënyrë të paligjshme, proceduan penalisht shtetasit:
-F. Gj., 43 vjeç dhe M. M., 54 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Rinia, Durrës, u konstatua se shtetasit e mësipërm kishin zënë me shezlongë, një sipërfaqe të plazhit publik, pa lejen e organeve përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.
Policia e Durrësit do vijojë kontrollet e pandërprera për të evidentuar dhe goditur çdo rast të zaptimit të hapësirave publike apo të ushtrimit të aktivitetit në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, çdo rast të paligjshmërisë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS– Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur futjen kontrabandë të celularëve dhe mijëra eurove dhe dollarëve. Në prangat e Policisë ka rënë drejtuesi ...
POGRADEC- Bashkia e Igumenicës i ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit në Greqi, për të hapur shërbimin në doganën e Qafë-Botës. Dogana, m...
DURRËS– Gjyqtari Paulin Cera ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Arben dhe Dëshira Qaton, të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Durrësit....
Aktualitet29 Korrik 2020, 08:30
TIRANË–Kasëm Lala dhe Besim Bregu, dy nga komisionerët për të cilët SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), ka vendosur të bëjë arrestimin pas...
DURRËS– Vetëm tre ditë pas arrestimit, lirohet pronari i bar “Barons”, Artur Terziu, i cili u prangos me akuzën se kishte ndërhyrë në strukturën e pallatit...
TIRANË- Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero në “ABC-ja e mëngjesit” foli për situatën e koronavirusit, rritjen e rasteve të reja, të viktimave dhe rëndësisë q...
TIRANË- Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero, i ftuar në emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, në një bashkëbisedim me gazetarin Enkel Demi sqaroi se spitalet shqipt...
TIRANË- Jep dorëheqjen zv/ministrja e Drejtësisë, Fjoralba Caka. Lajmin e ka dhënë vetë Caka nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku thekson se ka dhë...