Aktualitet

Në pak minuta vodhën mbi 100 mln lekë, si u larguan grabitësit e fabrikës së Gjergj Lucës, policia i ndoqi përreth 5 km,

29 Korrik 2020, 06:18 Nga DOSJA
Në pak minuta vodhën mbi 100 mln lekë, si u larguan

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga grabitja e fabrikës së peshkut në Elbasan, e cila është në pronësi të Gjergj Lucës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë benz ML të bardhë. Kjo e fundit është ndjekur nga policia për gati 5 km, por ka humbur gjurmët sapo është futur në qytetin e Elbasanit. Mësohet se policia iu ka bërë thirrje grabitësve që të ndalonin, por ata nuk i janë bindur urdhërit.

 

Grabitja e fabrikës së peshkut ka ndodhur tre ditë më parë në Labinot-Fushë të Elbasanit.  Dy persona të maskuar hynë gjatë mesnatës në fabrikën e përpunimit të peshkut dhe hapën njërën nga kasafortat. Ata nuk mundën të hapnin kasafortën e dytë dhe e morën me vete. Dyshohet se brenda të dyja kasafortave ndodheshin mbi 100 milionë lekë. Policia ka nisur hetimet.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet fabrika e peshkut ne elbasan grabitet fabrika e peshkut ne elbasan

Sondazh

Poll