Aktualitet

EMRI/ Arrestohet pronari i lokalit “Barons”, kishte ndërhyrë në strukurën e pallatit që u shemb nga tërmeti në Durrës dhe mori jetën e 2 personave

44-vjeçari është pronar i lokalit "Barons" dhe kishte ndërhyrë në strukturën e pallatit 6-katësh, i cili u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit.
Featured image of article: EMRI/ Arrestohet pronari i lokalit “Barons”, kishte ndërhyrë në strukurën e pallatit që u shemb nga tërmeti në Durrës dhe mori jetën e 2 personave Pamje nga lokali “Barons”

DURRËS- Artur Terziu është arrestuar sot nga Policia, pasi prej muajsht ishte në kërkim. Sipas një njoftimi nga blutë e Durrës, bëhet me dije se Terziu akuzohet për “Vrasje në rrethana cilësuese”. 

44-vjeçari është pronar i lokalit “Barons” dhe kishte ndërhyrë në strukturën e pallatit 6-katësh, i cili u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit. Për Terziun, Gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë. 

“Kishte bërë ndërhyrje në biznesin e tij lokal dhe për pasojë u shemb pallati 6-katësh nga tërmeti i datës 26.11.2019, Policia e Durrësit ndalon pronarin e lokalit “Barons”, i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ekzekutuan urdhrin e ndalimit për shtetasin A. T., 44 vjeç, banues në Durrës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, pasi dyshohet se nga ndërhyrjet që ka bërë në biznesin e tij lokal, në lagjen nr. 6 dhe nga tërmeti i datës 26.11.2019 është shembur pallati 6-katësh dhe si pasojë humbën jetën 2 shtetase. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme“, shkruan Policia.

Tërmeti 6.4 i shkallës rihter shkundi Durrësin dhe të gjithë shqipërinë në të të gdhirë të 26 nëntorit. Pronari i lokalit “Barons” ishte në kërkim, pasi nga shembja e pallatit me struktura të dëmtuara humbën jetën dy qytetarë.  Shumë qytetarë akuzuan pronarin e këtij lokali se kishte holluar muret, bazamentin mbajtës të pallatit, me qëllim përfitimin e hapësirave të mjaftueshme për lokalin e tij.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment