Aktualitet

Pa gjithë skenën por nuk u përfshi/ Të shtënat me armë drejt biznesit në Kamzë, arresohet Polici privat, la dy agresorë

29 Korrik 2020, 06:55 Nga DOSJA
Pa gjithë skenën por nuk u përfshi/ Të shtënat me

TIRANË– Punonjësi i një firme të Policisë Private në Tiranë është arrestuar pasi nuk ka njoftuar Policinë e Shtetit apo vartësin e tij përsulmin me armë që iu bë biznesit të tij, të cilin kishte marrë përsipër që ta ruante.

Dje, shtetasi S.A., pronari i një dyqani elektro-shtëpiake ka njoftuar Policinë dhe ka pretenduar se tek dera e dyqanit ka gjetur disa gëzhoja armë zjarri dhe xhamin e derës të thyer. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi i hetimit dhe sot mësohet se është arrestuar roja që duhet të ruante dyqanin.

Bëhet fjalë për 46-vjeçarin Perlat Meshi, i cili ka parë të dy personat e maskuar që i janë afruar pranë pikës së elektroshtëpiakeve të ndodhur në hyrje të Tiranës tek kthesa e Kamzës dhe kanë qëlluar me armë. Por edhe pse ka parë të gjithë skenën nuk ka reaguar.

Ndërkohë gjatë kontrolleve të ushtruara për kapjen e autorëve, në gjendje të lirë është proceduar një person me iniciale E.B, të cilit i janë gjetur disa fishekë luftarak. Në njoftimin zyrtar Policia ka bërë me dije se vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autoreve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Arrestohet në flagrancë 46-vjeçari, punonjësi i policisë private.

Sherbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Nr,6, pas denoncimit të marrë nga shtetasi S.A., se në biznesin e tij kishte gjetur disa gëzhoja armë zjarri si edhe xhamin e derës të thyer, menjeherë organizuan punën, u ngrit grup hetimor dhe u kryen veprimet e para proceduriale.

Në përfundim të veprimeve të para ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P.M., 46 vjeç.

Ky shtetas në momentin e ngjarjes ka qenë i planizuar në shërbim, i ka vënë re autorët, por nuk ka lajmëruar Policinë e Shtetit si dhe nuk ka raportuar sallën dhe as eprorët e tij.

Gjatë kontrolleve të ushtruara për kapjen e autorëve shtetasit E.B, i kane gjetur disa fishekë luftarak i cili në perfundim të veprimeve të para u procedua ne gjendje të lirë

Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe kapjen e autoreve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale“Moskallzimi i krimit” dhe “Shperdorim i detyres”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet perlat meshi gezhoja ne dyqan perlat meshi policia e shtetit tirane arrestohet perlat meshi gezhoja ne dyqan perlat meshi policia e shtetit tirane

Sondazh

Poll