Aktualitet

FOTO-LAJM/ Pa maska e pa distancë sociale, Soreca e Kim darkojnë bashkë me gazetarë… kush i mblodhi mes natyrës

29 Korrik 2020, 06:43 Nga DOSJA
FOTO-LAJM/ Pa maska e pa distancë sociale, Soreca e Kim darkojnë

SHQIPËRI– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim ka gjetur kohën për të darkuar me miq dhe personazhe të njohur. Siç shihet edhe në foton që po qarkullon në rrjet Kim shfaqet në një tavolinë, ku janë të pranishëm ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe gazetarja Ilva Tare. Teksa shijon darkën në natyrë, ku nuk mungon edhe ushqimi i mirë, ambasadorja shfaqet e buzëqeshur. Nuk dihen ende temat për të cilat mund të ketë folur ambasadorja, por padyshim që një ndër to ka qenë Reforma Zgjedhore.

Ditët e fundit, Kim ka zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama dhe me opozitën e bashkuar. Ajo është shprehur e prerë se çdo ndryshim kushtetues sa i përket Reformës Zgjedhore, duhet të realizohet përmes dialogut.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilva tare luigi soreca yuri kim ilva tare luigi soreca yuri kim

Sondazh

Poll