Aktualitet

VIDEO/ Gjeneral Lleshi dorëzohet para Salillarit, masakra mjedisore në lumin Mat vazhdon, Ndue Kola dhe biznesmeni i preferuar

28 Korrik 2020, 17:35 Nga DOSJA
VIDEO/ Gjeneral Lleshi dorëzohet para Salillarit, masakra mjedisore në

MAT- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka deklaruar se e ka marrë seriozisht ruajtjen e mjedisit nga shkatërrimtarët, nga uzurpatorët e përfituesit. Gjenerali pa grada është zotuar se kjo është një nga detyrat më të rëndësishme të një patrioti dhe atdhedashësi.

Kështu mendojmë edhe ne. Madje për t’ja lehtësuar punën autoriteteve kemi denoncuar dhjetra raste sesi biznesmenë të afërt me qeverinë kanë shkatërruar pasurinë publike, për të mbushur xhepat.

I tillë është edhe rasti i lumit Mat. Pasuri natyrore e banorëve dhe e gjithë shqiptarëve po ndahet në copa nga dy biznesmenë që i kanë ngulur “dhëmbët” për të nxjerrë ato që duan. Siç shihet për të disatën herë në pamjet e siguruara nga Dosja.al, fadromat vazhdojnë të nxjerrin inerte duke shkatërruar shtratin e lumit e duke rrezikuar përmbytjen e fshatrave përreth në dimër.

Zëri i banorëve nuk dëgjohet, ndërsa ministri është dorëzuar përballë Pëllumb Salillarit dhe Ndue Kolës. Po ky është patriotizëm z. gjeneral? Për më shumë ndiqni pamjet pa koment:

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lumi mat ndue kola salillari sander lleshaj lumi mat ndue kola salillari sander lleshaj

Sondazh

Poll