Aktualitet

Grabiten kasafortat e fabrikës së peshkut në Elbasan, maskat i morën Gjergj Lucës mbi 100 milion lekë

28 Korrik 2020, 17:13 Nga DOSJA
Grabiten kasafortat e fabrikës së peshkut në Elbasan, maskat i

ELBASAN- Dy persona të maskuar kanë grabitur dy kasaforta në fabrikën e përpunimit të peshkut në Labinot-Fushë të Elbasanit të Gjergj Lucës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë.

Autorët kanë hapur njërën kasafortë, ndërsa në pamundësi për të hapur të dytën e kanë marrë me vete. Ata më pas janë larguar me një mjet tip “Benz ML”. Dyshohet se brenda të dyja kasafortave ndodheshin mbi 100 milion lekë.

Policia e Shtetit ndërkohë në njoftimin e saj bën me dije se është grabitur vetëm një kasafortë, por nuk ka përcaktuar shumën.

Në fshatin Labinot-Fushë, Elbasan, persona ende të paidentifikuar në orët e para të mëngjesit të datës 27.07.2020 kanë hyrë në ambientet e brendshme të një firme ku kanë marrë një kasafortë dhe janë larguar me një mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fabrika e peshkut rozafa gjergj luca grabitet fabrika e peshkut ne elbasan fabrika e peshkut rozafa gjergj luca grabitet fabrika e peshkut ne elbasan

Sondazh

Poll