Aktualitet

Dhunoi gruan në muajin e nëntë të shtatzanisë, pranga 30-vjeçarit shqiptar në Itali

28 Korrik 2020, 17:09 Nga DOSJA
Dhunoi gruan në muajin e nëntë të shtatzanisë, pranga

ITALI-Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi dhunoi dhunoi fizikisht bashkëshorten e tij, e cila ishte në muajin e nëntë të shtatëzanisë. Kjo e fundit, pas sjelljeve të dhunshme të shqiptarit ishte larguar nga shtëpia. Edhe pse ishte shtatzënë, i riu e kishte dhunuar gruan edhe herë të tjera.

Pavarësisht urdhërit të mbrojtjes, shqiptari shkoi në banesën ku ndodhej bashkëshortja e tij në lagjen “Borgo Vittoria” në Torino. Ai ishte nisur me qëllimin për ta dhunuar dhe rrahur 24-vjeçaren rumune. E reja ndodhej në shtëpi, së bashku me djalin 2 vjeç i cili ishte bërë disa herë spektator i dhunës.

E frikësuar nga prania e shqiptarit, rumunia telefonoi policinë për të kërkuar ndihmë. Menjëherë karabinierët erdhën në vendngjarje dhe arrestuan shqiptarin. Ky i fundit ndërkohë vetëm pak ditë më parë, kishte dhunuar për herë të fundit bashkëshorten e tij.

Marrë dhe përshtatur nga vNews24.it

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari dhunon gruan shtatzene shqiptari dhunon gruan shtatzene

Sondazh

Poll