Aktualitet

Manastirliu publikon mesazhin e mjekut Qendro: Mbajtja e maskës një sakrificë minimale që shpëton jetë  

28 Korrik 2020, 15:56 Nga DOSJA
Manastirliu publikon mesazhin e mjekut Qendro: Mbajtja e maskës një

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u është drejtuar sërish qytetarëve me një thirrje që të mbajnë maskën. Në një postim në mediat sociale, teksa ka publikuar mesazhin e mjekut Andis Qendro, ministrja shkruan se të gjithë duhet të japin kontributin e tyre për të frenuar përhapjen e COVID-19.

“#VendoseMaskën? Jep kontributin tënd për të frenuar përhapjen e koronavirusit! #TëNdihmojmëEkipetMjekësore?? ?#COVID19?”, shkruan Manastirliu. Ndërkohë mjeku Qendro shprehet se vendosja e maskës është një sakrificë e vogël dhe e përkohshme.

Vendosja e maskës është një sakrificë minimale që kërkohet nga ju në këtë kohë të vështrirë por, që do të thotë të mbrojë të afërmit dhe të dashurit tuaj nga virusi. Për arsye të profesionit, ne e mbajmë vëshur shumë orë çdo ditë, gjatë gjithë jetës sonë profesionale: juve u kërkohet ta mbani përkohsisht. Ju lutem mbani maskë dhe shpëtoni jetë!”, shkruan mjeku Andis Qendro.

Ky mesazh vjen në një kohë kur në sot janë regjistuar dhe 4 humbje jete dhe 117 raste të reja me COVID-19, duke rënduar edhe më shumë situatën e pandemisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andis qendro masat kunder covid 19 mbajtja e maskave me detyrim ogerta manastilrliu andis qendro masat kunder covid 19 mbajtja e maskave me detyrim ogerta manastilrliu

Sondazh

Poll