Aktualitet

Ekzekutimi i Emiljano Ramazanit, arrestohen babë e bir në Peqin, policia: Janë autorët, kemi sekuestruar dhe armën e krimit

28 Korrik 2020, 16:10 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Emiljano Ramazanit, arrestohen babë e bir në Peqin,

TIRANË- Albert dhe Seit Menahasa janë arrestuar sot nga Policia e Elbasanit. Në një njoftim për mediat nga blutë e këtij qyteti bëhet me dije se babë e bir, akuzohen se janë autorët e ekzekutimit të Emiljano Ramazanit pak ditë më parë në qytetin e Elbasanit. 

Sipas policisë, kundër tyre janë mbledhur prova shkencore që konfirmojnë se ata janë autorët e krimit. Po ashtu njoftohet se është gjetur dhe arma me të cilën është qëlluar Ramazani, teksa po ngiste makinën e tij.

Albert dhe Seit Menahasa janë arrestuar në biznesin e tyre, pasi Policia njofton se kishte informacione se në këtë ambient që menaxhohej prej tyre ishte fshehur arma e krimit. “Është ushtruar kontroll i befasishëm dhe si rezultat, në ambientet e brendshme të biznesit, poshtë sabratorit të një makine u gjet një armë zjarri pistoletë model 54 TT, me një krehër dhe një fishek luftarak“, shtohet në njoftim. 

NJOFTIMI I PLOTË

Policia gjen dhe sekuestron armën e zjarrit me të cilën autorët kryen vrasjen e shtetasit E. R., më datë 20 korrik 2020. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vijuar intensivisht punën për grumbullimin e informacioneve dhe provave ligjore, me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes me armë zjarri të shtetasit E. R., 40 vjeç.

Si rezultat i punës së pandërprerë hetimore dhe profesionale të bërë nga specialistët e Seksionit kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në bashkëpunim me forcat speciale Renea, forcat “Shqiponja” dhe Policinë e Peqinit, është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. M., 64 vjeç dhe S. M., 37 vjeç, lindur e banues në Peqin (babë e bir).

Pas informacioneve të grumbulluara gjatë punës hetimore se në ambientet e biznesit të këtyre shtetasve në Peqin ishte fshehur arma e krimit, është ushtruar kontroll i befasishëm dhe si rezultat, në ambientet e brendshme të biznesit, poshtë sabratorit të një makine u gjet një armë zjarri pistoletë model 54 TT, me një krehër dhe një fishek luftarak. Nga veprimet e mëtejshme hetimore dhe nga provat shkencore ka rezultuar se arma e zjarrit e sekuestruar është arma e zjarrit pistoletë e përdorur në ngjarjen e datës 20.07.2020, në Elbasan, ku është vrarë shtetasi E. R. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Emiljano Ramazani u ekzekutua në 20 korrik, teksa ishte duke ngarë mjetin e tij. Mbi që u qëllua me 5 plumba që e lanë të vdekur në vend. Vrasja e Ramazanit ngiti në këmbë Policisë e qytetit, por atë ditë u gjet vetëm makina e djegur që u përdor nga autorët dhe gëzhojat në vendin e ngjarjes. Ndërkohë dje Policia e Shtetit zhvilloi një operacion në Peqin dhe shoqëroi 6 persona, ku dy prej tyre tashmë akuzohen se janë vrasësit e Ramazanit. Albert dhe Seit Manahasa do të vijojnë në qeli, ndërsa 4 personat e tjerë, Kreshnik dhe Ymer Manahasa, Artur Tosku si dhe Bujar Dervishi u liruan pasi kundër tyre nuk kishte prova.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albert menahasa ekzekutohet emiljano ramazani emiljano ramazani siet menahasa vrasje në elbasan albert menahasa ekzekutohet emiljano ramazani emiljano ramazani siet menahasa vrasje në elbasan

Sondazh

Poll