Aktualitet

Rama bën premtimin nga Thumana: Më 26 nëntor do hapim dyert e para

28 Korrik 2020, 16:42 Nga DOSJA
Rama bën premtimin nga Thumana: Më 26 nëntor do hapim dyert e

THUMANË –Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Thumanë gjatë ditës së sotme, i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ku inspektoi punimet. Në një postim në Facebook, Rama bën me dije se në Thumanë po mbushet me gurë sipërfaqja, për të garantuar qëndrueshmërinë absolute të lagjes së re.

Postimi i Ramës

#TiNukDoJeshKurrëVetëm

RINDËRTOJMË ? BASHKË

THUMANË – Në zemrën e tragjedisë së 26 nëntorit të shkuar, ku po hidhet bazamenti i infrastrukturës, pas një mbushjeje masive me gurë dhe gjeotekstil të sipërfaqes, për të garantuar qëndrueshmërinë absolute të lagjes së re mbi tokën ish-kënetore, e ku së shpejti do të nisë ndërtimi i shtëpive, pallateve, shkollës së re, kopshtit e çerdhes, së bashku me një qendër komunitare shërbimesh publike e argëtimi familjar si edhe zonën sportive? Thumana e Re do të ketë edhe një kënd të kujtesës, që do t’u përcjellë brezave mesazhin e fuqisë së solidaritetit shoqëror, për t’u ringritur më të mirë e më të fortë, pas çdo humbjeje e dhimbjeje?

Sipas Ramës në vjeshtë do të formësohet qyteza dhe më 26 nëntor do të hapen dyert e para të shtëpive.

Ripamja e procesit nga regjistrimi i dëmeve të cerifikimet te aplikimet dhe ankimet, te garantimi i financimeve, tek projektimet, te prokurorimet, shpronesimet, lidhjet e kontratave dhe fillimi i punës janë bërë me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Po mos të kishin ndërprerjen e karantinës, do të ishim më përpara. Në vjeshtë do të kemi të formësuar këtë qytezë, me ndihmën e zotit do hapim dyert e para më 26 nëntor”, u shpreh kryeministri.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama edi rama ne thumane edi rama edi rama ne thumane

Sondazh

Poll