Sport

Derbi turk për “xhevahirin” shqiptar, mediat turke konfirmojnë interesimin për sulmuesin e talentuar

28 Korrik 2020, 14:17 Nga DOSJA
Derbi turk për “xhevahirin” shqiptar, mediat turke

TURQI-Blendi Baftiu është një nga lojtarët që spikati këtë sezon me Ballkanin në Superligën e Kosovës. Sulmuesi i talentuar që ka qënë pjesë e Skënderbeut U-19, realizoi 19 gola këtë sezon. Forma e mirë që ka treguar futbollisti ka rënë në orbitën e dy gjigantëve turk si Galatasaray dhe Besiktas.

Gazeta turke, “IHA”  në Turqi shprehet se negociatat janë duke ndodhur. Futbollisti ka mundësi që të mbyllë sezonin me trofe, pasi nesër luhet finalja e Kupës së Kosovës mes Ballkanit dhe Prishtinës. Kujtojmë se Baftiu është grumbulluar edhe nga përfaqësuesja e Kosovës.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport besiktas blendi baftiu galatasaray turqi besiktas blendi baftiu galatasaray turqi

Sondazh

Poll