Sport

“Hakmarrja” e Arthur ndaj Barcelonës, lojtari nuk pranon të stërvitet dhe të luajë në Champions League

27 Korrik 2020, 21:09 Nga DOSJA
“Hakmarrja” e Arthur ndaj Barcelonës, lojtari nuk pranon

SPANJË-Arthur Melo është një lojtar i Juventusit, por deri sa të mbarojë Champions League do të qendrojë te Barcelona. Mesfushori brazilian në shenjë hakmarrje nuk do të zbresë më në fushë për t’u stërvitur me klubin katalanas dhe as të jetë pjesë e skuadrës. Kjo është ajo që lojtari i ka komunikuar klubit.Këtë të hënë ai nuk është paraqitur për të kryer testin e koronavirusit, sikurse ishte planifikuar.

Arthur nuk kishte arsye për të munguar kështu që klubi konsideron këtë qëndrim si shkelje të kontratës. Futbollisti brazilian shfrytëzoi ditët e pushimit të lejuara nga Quique Setién pas përfundimit të kampionatit për të shkuar në Ibiza për disa ditë pushimesh, por ai i komunikoi klubit që do të udhëtonte drejt Brazilit.

Barcelona e ka paralajmëruar se ka kontratë deri në fund të Ligës së Kampionëve dhe se sjellja e tij mund të ketë pasoja serioze.Lojtari duket se është i gatshëm të vuajë pasojat dhe nuk mendon, tani për tani, të bashkohet me skuadrën.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arthur melo barcelona juventus arthur melo barcelona juventus

Sondazh

Poll

Sport 27 Korrik 2020, 15:27

TIRANË– Klubi i Tiranës u shpall matematikisht pak ditë më parë si kampionia e Kategorisë Superiore dhe trajneri i saj, Emmanuel Egbo mori vëmendjen e shum...