Sport

Një legjendë si Van Basten i tërheq “veshin” De Ligt: Te Juventus nuk ka mësuar asgjë

28 Korrik 2020, 09:59 Nga DOSJA
Një legjendë si Van Basten i tërheq “veshin” De Ligt:

ITALI-Matthijs De Ligt u shpall kampion i Serisë A në përfundim të sezonit të tij të parë në elitën e futbollit italian. Pas një nisjeje të vështirë, mbrojtësi i ri holandez e mori veten dhe i bindi të gjithë, duke merituar lëvdat për paraqitjet e tij në qendër të mbrojtjes. Në fakt, thuajse të gjithë, sepse ka edhe nga ata zëra të rëndësishë, si bashkëkombësi i tij, Marco van Basten, që e “nglelin në klasë” 20-vjeçarin.

“Nuk është rritur krahasuar me atë që ishte kur luante tek Ajaxi. Ishte i pafat që nuk kishte Chiellinin në krah. Do të kishte mësuar më shumë te Barcelona apo Manchester City.”

Ish-trajneri holandez, fitues i “Topit të Artë” kur luajti me Milanin, skepticizmin e tij e shpjegon me zgjedhjen e de Matthijs De Ligt për të luajtur në Serinë A.

“Nuk mendoj se është përmirësuar shumë nga sezoni i kaluar. Bonucci është lojtar shumë i mirë, por nuk udhëheq shokët e skuadrës. Tek City, Reali apo Barcelona mendoj se do të kishte mësuar më shumë. Seria A është më e dobët sesa La Liga apo Premier League.”

Për ta sqaruar konceptin e tij, merr një shembull:

“Te Sampdoria luajnë Chabot e Thorsby, dy lojtarë që nuk kanë spikatur as në Eredivisie”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona de ligt juventus van basten barcelona de ligt juventus van basten

Sondazh

Poll

Sport 27 Korrik 2020, 15:27

TIRANË– Klubi i Tiranës u shpall matematikisht pak ditë më parë si kampionia e Kategorisë Superiore dhe trajneri i saj, Emmanuel Egbo mori vëmendjen e shum...