Sport

FOTO/ Milan prezanton fanellat e reja, Ibrahimovic kryesori në reklamën e uniformës

28 Korrik 2020, 10:15 Nga DOSJA

ITALI-Firma e njohur e veshjeve sportive, PUMA ka zbuluar sot uniformën e re që Milani do të veshë në ndeshjet shtëpiake të meshkujve, femrave dhe të rinjve për sezonin 2020/21. Kompleti “Home” është frymëzuar nga eleganca dhe madhështia e qytetit të Milanos, strukturat e tij madhështore dhe arkitektura ikonike.

Milano është një qytet i pasur me kulturë dhe histori; është një qytet magjepsës, shtëpia e disa prej arkitekturave më të bukura dhe historike në botë. Për të festuar thelbin dhe kulturën e qytetit, uniforma e re i bën homazhe traditës së Milanos dhe modelit të saj bashkëkohor.

Fanellat e reja shtëpiake do të vishen për herë të parë më 2 gusht, kundër Cagliarit, në ndeshjen e fundit në shtëpi të sezonit aktual të Serisë A.Fakti që Zlatan Ibrahimovic është përzgjedhur për reklamimin e uniformës së re tregon se zyrtarizimi i marrëveshjes së re është thjesht formalitet.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ibrahimovic milan ibrahimovic milan

Sondazh

Poll