Sport

Atalanta hedh “grepat” për futbollistin e Kosovës, 7 milionë euro kërkon klubi ku luan lojtari

28 Korrik 2020, 10:38 Nga DOSJA
Atalanta hedh “grepat” për futbollistin e Kosovës, 7

ITALI-Mërgim Vojvoda, mbrojtësi i përfaqësues së Kosovës dhe që luan në Belgjikë me Standart Liege po kalon një moment mjaft të mirë. Paraqitjet pozitive që ka zhvilluar 25 vjeçari ka bërë që disa skuadra të interesohen për mbrojtësin. Së fundmi Atalanta po nis ofensivën dhe po përgatit ofertën për klubin.

Klubi kërkon 7 milionë euro, një shifër e tillë mund të duket e lartë dhe bergamaskët do të mundohen të ulin pretendimet e belgëve. Vojvoda do të përshtatej me Atalantën, që luan me modulin 3-5-2 dhe anësorët duhet të dalin shpesh përpara.

25-vjeçari e ka zakon diçka të tillë dhe në Belgjikë ka rënë në sy pikërisht për daljet në fundore dhe krosimet.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atalanta standard liege vojvoda atalanta standard liege vojvoda

Sondazh

Poll