Sport

Finalja e Kupës i kushton shtrenjtë Mbappe-s, zbulohet sa do të mungojë ylli francez

27 Korrik 2020, 15:48 Nga DOSJA
Finalja e Kupës i kushton shtrenjtë Mbappe-s, zbulohet sa do të

FRANCË-Mbape është dëmtuar në ndeshjen e fundit dhe të parën zyrtare që PSG zhvilloi në finalen e Kupës së Francës kundër St.Etiene. Një përplasje horror që erdhi nga kundërshtari që e largoi menjëherë nga fusha e lojës, me yllin francez që doli në lot dhe përfundoi në paterica.

Ndërkohë ka ardhur edhe njoftimi zyrtar nga ana e PSG-së sa i përket rikuperimit dhe kohës së kthimit në fushën e blertë. Kampionët e Francës njoftojnë se Mbape do të mungojë për tre javët e ardhshme.

Në një kohë që ndeshja kundër Atalantës do të zhvillohet në datën 12 gusht, konfirmohet zyrtarisht mungesa, ndërsa francezi mund të jetë i gatshëm vetëm nëse PSG kalon në gjysmëfinale.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport france mbappe psg france mbappe psg

Sondazh

Poll

Sport 27 Korrik 2020, 15:27

TIRANË– Klubi i Tiranës u shpall matematikisht pak ditë më parë si kampionia e Kategorisë Superiore dhe trajneri i saj, Emmanuel Egbo mori vëmendjen e shum...