Politike

Zbardhet takimi i opozitës së bashkuar me ambasadorët: Jemi gati për dialog, por nëse miratohen ndryshimet kushtetuese, bie

28 Korrik 2020, 07:00 Nga DOSJA
Zbardhet takimi i opozitës së bashkuar me ambasadorët: Jemi gati

TIRANË- Zbardhet takimi i opozitës së bashkuar me ambasadorët, Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Duncan Norman.  Mësohet se në takim opozita e bashkuar ka shpjeguar para ambasadorëve se ndryshimet e njëanshme që kërkon të bëjë Edi Rama në kushtetutë, rrëzojnë të gjitha marrëveshjet e deritanishme.

“Duke i falenderuar Ambasadorët për rolin e tyre gjatë punës 6 mujore, të përbashkët të palëve në Këshillin Politik, Opozita e Bashkuar bëri të qartë se ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës ndryshon elementët bazë të sistemit zgjedhor, bie ndesh me Marrëveshjen e 14 Janarit, minon Marrëveshjen e 5 Qershorit, është në kundërshtim me Rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias, si dhe zhbën ligjin e miratuar më 23 Korrik nga Kuvendi në përputhje me marrëveshjen e 5 Qershorit.”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Në njoftim, theksohet se opozita e bashkuar është e gatshme për dialog, me qëllimin e ruajtjes së konsensusit dhe Marrëveshjes së 5 Qershorit.

“Opozita e Bashkuar theksoi se logjika e “faktit të kryer” që përdor Kryeministri Rama është një përpjekje e vazhdueshme për të minuar dialogun politik mes palëve dhe cënon besimin tek partnerët ndërkombëtarë, të cilët, në mënyrë të përsëritur, po bëjnë thirrje për dialog, duke theksuar se gjithëpërfshirja është standard botërisht i pranuar për realizimin e Refomës Zgjedhore. Opozita e Bashkuar garantoi se nuk do të bjerë pre e këtij provokimi, duke vazhduar të jetë e angazhuar për dialog dhe për të ruajtur arritjen e konsensusit dhe Marrëveshjes së 5 Qershorit, që është kyç për stabilitetin, demokracinë dhe për procesin e integrimit europian të Shqipërisë në BE.”, njofton PD. 

Pas mbledhjes asnjë nga të pranishmit nuk u prononcua për mediet. Ndërkohë, ish-deputeti Oerd Bylykabshi i përshëndeti mediet duke ngritur 2 gishtat lart dhe u shfaq i buzëqeshur.

Sakaq, vijon mbledhja në Këshillin Politik, ku po diskutohet për hapjen e listave dhe ndikimin e  amendamenteve kushtetuese tek koalicionet parazgjedhore. Sakaq,dje ambasadorja amerikane Yuri Kim bashkë me Luigi Sorecën zhvilluan një takim me kryeministrine Edi Rama, ku në fokus ishte Reforma Zgjedhore.

Ç’po ndodh me Reformën Zgjedhore?

Kuvendi miratoi të enjten me 97 vota pro marrëveshjen e 5-qershorit, dhe palët nisën diskutimet për hapjen e listave dhe ndryshimin e koalicioneve. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, solli një tjetër ofertë për kryeministrin Edi Rama.  Hapjen 100% të listave por pa ndryshuar koalicionet. Rama iu përgjigj se koalicionet nuk do të ndalohen por do të ndryshohen. PD kishte gati edhe një model për funksionimin e tyre bashkarisht me hapjen 100% të listës. Ndërkombëtarët nga ana tjetër janë të prerë në qëndrimin e tyre. Për ta, çdo ndryshim kushtetues duhet të realizohet përmes dialogut.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha takim me ambasadorët lulzim basha takimi ne kp per listat e hapura yuri kim basha takim me ambasadorët lulzim basha takimi ne kp per listat e hapura yuri kim

Sondazh

Poll