Politike

Kristaq Kume zbulon propaskenat e Këshillit Politik: Ndalimi i koalicioneve nuk është diskutuar asnjëherë

27 Korrik 2020, 20:12 Nga DOSJA
Kristaq Kume zbulon propaskenat e Këshillit Politik: Ndalimi i koalicioneve

TIRANË- Eksperti i çështjeve zgjedhore Kristaq Kume, i cili ka qenë dhe kryetar i KQZ-së ka komentuar sot debatin për ndryshimet në Kushtetutë. Në një intervistë në Syri TV, Kume u shpreh se ndryshimet kushtetuese trajtojnë çështjet e zgjedhjeve, por shtoi se Këshillin Politik nuk është diskutuar asnjëherë për ndalimin e koalicionve.

Ai u shpreh se marrëveshja e 5 qershorit i ka përcaktuar mirë gjërat që konsideroheshin të përfunduara.

“Për çfarë është rënë dakord në marrëveshjen e 5 qershorit, do të duhet që të rikthehemi punës prapë. Ndalimi i koalicioneve nuk është diskutuar asnjëherë në Këshillin Politik. Marrëveshja e 5 qershorit i ka përcaktuar mirë gjërat që konsideroheshin të përfunduara. Ashtu sikurse u firmos duke deklaruar se kjo ishte faza e parë e punës”, u shpreh ai.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik kristaq kume ndalimi i koalicioneve keshilli politik kristaq kume ndalimi i koalicioneve

Sondazh

Poll