Aktualitet

Lejuan biznesin të ushtronte aktivitetin në kundështim me ligjin, arrestohen tre ish-punonjës të ARRSH-së, në kërkim dy

28 Korrik 2020, 07:30 Nga DOSJA
Lejuan biznesin të ushtronte aktivitetin në kundështim me ligjin,

TIRANË-Policia ka arrestuar 3 ish-punonjës të ARRSH-së pasi ka shpërdoruar detyrën, për një pronë në afërsi të Shkëmbit të Kavajës. Mësohet se janë arrestuar A. M., 57 vjeç, E. B., 40 vjeçe,  dhe N. D., 53 vjeçe. Sipas Policisë të sipërpermendurit kanë shpronësuar një pronë dhe kanë lejuar një subjekt që të ushtrojë aktivitetin në kundërshtim me ligjin. Ndërkohë janë shpallur në kërkim dy të tjerë  S. Ç.dhe M. K.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni “Shpronësimi”. Ndalohen 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, të dyshuar për shpërdorim detyre. Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disamujor, kanë goditur një grup me ish – punonjës të Autoritetit Rrugor Shqiptar, të cilët duke shpërdoruar detyrën, kanë shpronësuar një pronë dhe kanë lejuar një subjekt që të ushtrojë aktivitetin në kundërshtim me ligjin, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës.

Shërbimet e Policisë kanë bërë ekzekutimin e urdhrave të ndalimit të Prokurorisë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës u ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, shtetasve:

A. M., 57 vjeç, banues në Tiranë;

E. B., 40 vjeçe, banuese në Tiranë;

N. D., 53 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit S. Ç., për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe M. K., për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrimit me pasoja të rënda”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen tre ish-punonjës të arrsh-së arrestohen tre ish-punonjës të arrsh-së

Sondazh

Poll