Aktualitet

Fond për koronavirusin/ Italia i vjen në ndihmë Shqipërisë, presidenti i Puglias telefonon Edi Ramën: Mbështetje për sis

28 Korrik 2020, 06:25 Nga DOSJA
Fond për koronavirusin/ Italia i vjen në ndihmë

ITALI- Konferenca e Rajoneve në Itali, e cila u zhvillua ditën e djeshme në Bari miratoi një fond për luftën ndaj koronavirusit, nga i cili do të përfitojë edhe Shqipëria.

Vetë presidenti i rajonit të Puglia-s, Michele Emiliano, deklaroi se do të ketë një angazhim në nivel rajonal në Itali, për të ndihmuar Shqipërinë, duke ofruar kështu përvojën që ky shteti ndoqi në pikun e pandemisë.

“Mund të njoftojmë se kemi pasur nderin e madh nga qeveria italiane, nga Departamenti i Mbrojtjes Civile dhe natyrisht edhe nga Ministri Boçia i cili koordinon këtë lloj aktiviteti në nivelin rajonal, dhe jemi ngarkuar me kryerjen e një misioni të veçantë, për të mbështetur sistemin shëndetësor shqiptar për përballimin e Covid bazuar në përvojën që kemi pasur në Itali”, tha Emiliano gjatë konfernecës.

Ai tej ai u shpreh se ka patur edhe një telefonatë dhe me kryeministrin, Edi Rama, gjatë të cilës i shprehu mbështetje për sistemin shëndetësor.

“Sot do të fillojë takimi i parë me video-konferencë midis teknikëve të mi nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Civile dhe homologëve shqiptarë. Disa ditë më parë pata kontakte me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, të cilit ne i ofruam ndihmën tonë. Pasi të kemi rregulluar të gjitha procedurat, task forca e Mbrojtjes Civile Kombëtare, e mishëruar nga Mbrojtja Civile Apulian, do të niset për në Shqipëri për të dhënë pikërisht kontributin tonë”, ka thënë presidenti i Puglias. “Misioni synon gjithashtu të parandalojë rreziqet epidemiologjike që vijnë nga Shqipëria, prandaj ne do të operojmë kontrolle ndërkufitare”, tha ai më tej.

Mësohet se gjatë kësaj konference u mblodhën 2.6 miliardë eurove. Ndërkohë javët e fundit në Shqipëri është rritur ndjeshëm numri i vitimave dhe të infektuarve. Deri më tani janë humbur jetën 144 persona dhe janë të infektuar 1991 persona.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet michele emiliano michele emiliano

Sondazh

Poll