Aktualitet

”COVID-i mallkuar të mori para kohe”/ Ilir Kulla i trishtuar për vdekjen e gardistit Potka: Do të kujtoj gjithnjë si bas

28 Korrik 2020, 05:40 Nga DOSJA
”COVID-i mallkuar të mori para kohe”/ Ilir Kulla i trishtuar

TIRANË- Këshilltari i Presidentit, Ilir Kulla, në një postim në rrjetet sociale ka deklaruar se COVID-i i mallkuar ndau  gardistin Gani Potkën nga familja dhe miqtë. Ai shprehet më tej se do ta kujtojë  Potkën gjithmonë si një bashkëpunëtor të vyer.

 

Do të kujtojme gjithnje me këtë buzeqeshje mik dhe bashkëpunëtor i vyer i ditëve të vështira. Covid i mallkuar të mori para kohe nga familja dhe miqte!”, shprehet Kulla në rrjetet sociale.

Ky reagim i Kullës vjen, pasi dy ditë më parë humbi jetën gardisti Gani Potka, i cili  u infektua me COVID-19. Ky i fundit ka qenë gjithashtu shofer i ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

J.V/Dosja.al 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gani potka ilir kulla vdes shoferi i elisa spiropalit gani potka ilir kulla vdes shoferi i elisa spiropalit

Sondazh

Poll