Aktualitet

Ekzekutimi i Emiljano Ramazanit/ Lirohen 4 nga 6 të ndaluarit, në qeli pronarët e servisit, babë e bir kapen me pistoletë,

28 Korrik 2020, 05:26 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Emiljano Ramazanit/ Lirohen 4 nga 6 të ndaluarit, në qeli

PEQIN–Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i FNSH-së dhe RENEA-s në qytetin e Peqinit, për ekzekutimin e Emiljano Ramazanit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në qeli ndodhen Albert dhe Seit Menhasa, babë e bir. Të njëjtat burime bëjmë me dije se dy personat e mësipërm janë arrestuar, pasi në servisin e tyre, në një mjet tip Benz të çmontuar është gjetur një pistoletë tip TT.

Në total u ndaluan nga policia 6 persona, por 4 prej tyre janë lënë të lirë. Mësohet se janë lënë të lirë Kreshnik Menhasa, Ymer Menhasa, Artur Tosku dhe Bujar Dervishi. Gjatë marrjes në pyetje të arestuarit kanë refuzuar kategorikisht që pistoleta u përket atyre. Ata hodhën akuza se e gjitha bëhet nga konkurenca për t’i prishur imazhin biznesit të tyre.

Ndërkohë, dyshimet e policisë janë se Seit e Ymer Menhasa, vëllezër, janë përfshirë në vrasjen e Ramazanit. Kjo për shkak se mendohet se ata kanë siguruar makinën autorëve për atentatin ndaj Emiljano Ramazanit.

Sakaq mësohet se në vitin 2008 njërit nga vëllezërit,  Ymer Menhasa i është bërë atentat me me armë në fshatin Bardhas, ku ndaj tij është qëlluar plot 5 herë. Ky i fundit i shpëtoi atentatit.  Gjithashtu Menhasa është shoqëruar edhe më parë në polici si i dyshuar për një vrasje në zonën e Peqinit. Akuzat ndaj tij nuk u faktuan asnjëherë.

Një javë më parë në Elbasan u ekzekutua Emiljano Ramazani. Ky i fundit u qëllua ndërsa po parkonte mjetin e tij poshtë banesës ku jetonte. Autorët më pas u larguan drejt Bradasheshit dhe dogjën makinën.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albert manhasa emiljano ramanzani seit manhasa albert manhasa emiljano ramanzani seit manhasa

Sondazh

Poll