Bota

27 Korrik 2020, 18:21 Nga DOSJA

BRITANI- kryeminstri britanik Boris Johson  mëngjesin e ditës së sotme në një postim në rrjetin e tij social ka treguar se pasi është shëruar nga Covid-19 ka rënë tre kilogram. Po ashtu ai ka bërë thirrje që  të gjithë duhet të humbasim peshë për tu mbrojtur nga rreziqet e Covid-19. Ndër të tjera ai thotë se mbipesha ndikon negativisht tek personat që janë të infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse pasi edhe ai vetë është përballur me një situatë të tillë.

Humbja e peshës është e vështirë, por me disa përpjekje të vogla ne të gjithë mund të ia dalim dhe më pas do të ndihemi më të shëndetshëm. Nëse të gjithë bëjmë pak, mund të zvogëlojmë rreziqet tona shëndetësore dhe të mbrohemi kundër koronavirusit. Unë gjithmonë kam dashur të humbas peshë si shumë prej jush dhe për këtë kam luftuar për një kohë të gjatë.Që kur jam shëruar prej Covid -19 kam përmisuar palestrën time dhe tani kam humbur disa kilogramë por kur isha në terapi intesive kam peshuar shumë më tepër.”- shkruan Boris krahas një video të postuar në Tëitter që shihet në xhiro me qenin e tij.

Losing weight is hard but with some small changes we can all feel fitter and healthier.

If we all do our bit, we can reduce our health risks and protect ourselves against coronavirus – as well as taking pressure off the NHS.

Our Better Health Strategy https://t.co/WdazXhuhRN pic.twitter.com/KZhW8p17FJ

— Boris Johnson #StayAlert (@BorisJohnson) July 27, 2020

Boris Johnson ka nisur fushatën kundër obezitetit pasi mbipesha rëndon gjendjen shëndetësore të përesonave që janë të infektuar me koronavirus e sidomos atyre që ndodhen në kujdesin intensive. Me këtë teori të kryeminstrit anglez pajtohet dhe literatura shkencore e cila thotë që mbipesha sjell komplikacione serioze duke rritur dhe rrezikun e vdekjes nga Covid-19. Mbi 60% e të rriturëve në Angli janë obez sipas Shëndetit Publik.

Për shkak të krizës së Covid-19 çështja e mbipeshës është bërë pararojë e mendimeve të qeverisë britanike e cila ka nisur dhe fushatën ‘ Better Health’.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson koronavirusi ne britani boris johnson koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll