Bota

Franca merr masa të reja për kafet dhe restorantet, pas dimrit hiqen pajisjet e ngrohjes

27 Korrik 2020, 17:54 Nga DOSJA
Franca merr masa të reja për kafet dhe restorantet, pas dimrit hiqen

FRANCË- Qeveria e Francës ka njoftuar masa të reja mjedisore, përfshirë ndalimin e ngrohjes për kafenet dhe baret. Ministrja e Ekologjisë Barbara Pompili tha se ngrohja e jashtme ose ajri i kondicionuar ishte një “shmangie ekologjike”.

Sipas saj  ky urdhër nuk do të hyjë në fuqi deri pas dimrit pasi restorantet janë goditur rëndë nga Covid-19. Të gjitha baret dhe restorantet me ngrohje ose me ajër të kondicionuar do të duhet të mbajnë dyert e tyre të mbyllura për të shmangur harxhimin e energjisë.

Mediat e huaja kanë raportuar se më shumë se 75% e restoranteve dhe kafeneve në zonën e Parisit kanë pajisje ngrohje  Disa qytete franceze tashmë i kanë hequr ato por kryebashkiaku i Parisit Anne Hidalgo nuk pranoi ta bëjë këtë, duke thënë se kjo do të ishte një goditje e madhe për bizneset.

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota barbara pompili france barbara pompili france

Sondazh

Poll