Bota

Frika nga zgjatja e pandemisë/ SHBA-ja rrit çmimi i floririt në nivel rekord

27 Korrik 2020, 17:27 Nga DOSJA
Frika nga zgjatja e pandemisë/ SHBA-ja rrit çmimi i floririt në

SHBA- Çmimi i arit ka arritur në një nivel rekord ditën e sotme pas përkeqësimit të situatës me Covid-19 dhe pas ashpërsimit të tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Sipas mediave të huaja kjo gjë që i ka tronditur investitorët duke rritur kështu dhe çmimin e floririt, i cili vazhdon të perceptohet si investim i sigurtë në kohë të paqëndrueshme.

Vlera e floririt u rrit për 1.6 për qind dhe shkoi në mbi 53,200 euro për kilogramë, duke e thyer rekordin e mëparshëm që ishte shënuar në shtator të vitit 2011.
Rritja e çmimit të arit është nxitur edhe nga lehtësimet monetare përreth botës që nga koha kur pandemia e futi ekonominë globale në recesion.

Përpara pandemisë, shumica e bankave private i rekomandonin klientëve të tyre që vetëm një pjesë të vogël të pasurisë ta ruanin në flori. Por tani, disa kane nisur t`i këshillojnë klientët te kthejnë në flori deri në 10% të “portofolit” të tyre, duke qenë se dhe masat stimuluese të bankave qendrore e bëjnë më tërheqëse një mundësi të tillë.

Vlera globale e aksioneve e humbi fuqinë javën e kaluar, kur Uashingtoni e urdhëroi Kinën që ta mbyllë konsullatën e saj në Teksas, duke e nxitur masën hakmarrëse të Kinës, e cila dha urdhër për mbylljen e konsullatës amerikane në Chengdu.

Burimi:theguardian

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota rritet cmimi i floririt shba rritet cmimi i floririt shba

Sondazh

Poll