Bota

Bota në “pushtetin” e Covid-19/ Shkon mbi 654 mijë numri i viktimave dhe mbi 16.5 milionë i të infektuarve

27 Korrik 2020, 18:04 Nga DOSJA
Bota në “pushtetin” e Covid-19/ Shkon mbi 654 mijë numri i

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 4,398,184 të infektuar dhe janë shënuar 150,053 vikitma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 43,680  ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 306  pacientë me Covid-19.

Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 87,131 viktima dhe  2,423,798 milionë të infektuar.

Edhe Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ku në 24 orët e fundit janë raportuar mbi 5,635 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 13,354  persona.

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron  4,636  viktima dhe 83,891  të infektuar që prej  fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 61  raste të reja.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar  35,112 viktima dhe në Francë 30,192  ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 28,432 persona.

Ndërsa Belgjika ka parë një rritje të numrit të të infektuarëve me koronavirus duke shtuar edhe më shumë frikën për një valë të dytë të pandemisë.

Burimiworldometers

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koornavirusi ne bote koornavirusi ne bote

Sondazh

Poll