Politike

Rama mbledh kryetarët e bashkive Lezhë, Krujë e Kurbin: Ka nisur dhënia e granteve, përfitojnë 4810 familje që u dëmtuar

27 Korrik 2020, 16:02 Nga DOSJA
Rama mbledh kryetarët e bashkive Lezhë, Krujë e Kurbin: Ka nisur

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot krytarët e bashkive Lezhë, Krujë e Kurbin për programin e rindërtimit. Në shkruan se ka nisur dhënia e granteve për meremtimin e banesave vetjake, të cilat u dëmtuar pjesërisht nga tërmeti i 26 nëntorit.

Më tej kreu i qeverisë shprehet se janë 4810 familje që përfitojnë në këto bashki drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive.

“#TiNukDoJeshKurrëVetëm RINDËRTOJMË ? BASHKË Ka nisur dhënia e granteve të meremetimit vetjak të banesave në Bashkitë Lezhë, Krujë dhe Kurbin të cilat u dëmtuan pjesërisht nga tërmeti i 26 nëntorit?

? Janë 4810 familje që përfitojnë në këto bashki drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive. ? Qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët, për meremetimet e dëmeve të tërmetit, në një shumë totale afro 8 miliardë lekë ose 80 milionë USD?”, shkruan Rama.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama programi i rindërtimit rindertimi pas termetit edi rama programi i rindërtimit rindertimi pas termetit

Sondazh

Poll