Politike

Kuvendi ‘fal’ Metën, Rama: Tutor i opozitës, do bëjmë ligj organik për presidentin. Kushtetuta ndryshon më 30 korrik,

27 Korrik 2020, 05:19 Nga DOSJA
Kuvendi ‘fal’ Metën, Rama: Tutor i opozitës, do

TIRANË– Maxhoranca nuk shkarkon presidentin Ilir Meta. Raporti i Komisionit Hetimor për këshillimin e presidentit u votua me 78 vota pro, 17 kundër, dhe 8 abstenim.  Ne jemi ndryshe, ne dëgjuam Venecia-n“, kështu u mbrojt kryeministri Edi Rama 1 vit pas ngritjes një komisioni hetimor që e mbylli sot punën me dorëzimin në Kuvend të raportit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Maxhoranca, e cila mblodhi dhe firmat për ngritjen e Komisionit disa muaj më parë doli në konkluzionin se kreu i shtetit kishte bërë shkelje me anulimin e ditës së zgjedhjeve të 30 qershorit dhe me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.  Megjithatë shkeljet nuk kishin sjellë pasoja të rënda për vendin, nga socialistët vendosën që në vend që ta largojnë nga detyra, t’i rishikojnë kompetencat.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij sot, dha dy mesazhe. I pari, Ilir Meta nuk do të shkarkohet por kompetencat e tij do të rishikohen me anë të një ligji organik i cili do të parashikojë edhe situatat e ndryshme, me mekanizma zhbllokuesë, që siç tha Rama, “Presidenti të mos guxojë dot më që të mos dekretojë një ministër”. 

I dyti lidhej drejtpërdrejt me debatin publik për ndryshimet kushtetues. Rama tha se “kuvendi i ka kry’, ndryshimet kalojnë më 30 qershor”, duke sqaruar se PS i kishte votat edhe për shkarkimin e Ilir Metës, që nuk ngurroi ta etiketonte si “president me hënë”, apo “tutor i opozitës”. Rama tha se PS është ndryshe dhe zgjodhi sipas tij të dëgjonte Komisionin e Venecias që parashtroi se shkeljet e Metës nuk janë aq të rënda sa për të sjellë shkarkimin e kreut të shtetit. 

Por pse kërkohet shkarkimi i Ilir Metës? 

Presidenti nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit 2019, duke lëshuar një dekret për anulimin e tyre. Maxhoranca vazhdoi me zgjedhjet, ndërsa presidenti me mosnjohjen e tyre. Kulmi i tensionit arriti me përplasjen për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Gjyaktës Kushtetuese, ku Ilir Meta akuzoi Ardian Dvoranin dhe KED se kishin kryer shkelje në përzgjedhje. PS i shtoi këto shkelje në punën e Komisionit Hetimor dhe tashmë Ilir Meta është i qetë, në pritje të ligji organik që edhe në rastin më të mirë, nuk miratohet gjatë mandatit të tij. 

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta seance plenare 27 korrik 2020 shkarkimi i ilir metes ilir meta seance plenare 27 korrik 2020 shkarkimi i ilir metes

Sondazh

Poll