Politike

Tërheqja nga shkarkimi i Metës, Murrizi paralajmëron ‘prerje koke’ në PS: Pas kësaj seance o shkarkohet Ulsiu ose anët

27 Korrik 2020, 10:51 Nga DOSJA
Tërheqja nga shkarkimi i Metës, Murrizi paralajmëron

TIRANË -Deputeti Myslim Murrizi ka akuzuar socialistët, për mos shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Murrizi tha se PS dhe Meta nuk e shkarkojnë dot njëri-tjetrin, pasi janë bijtë e të njëjtës nënë.

Më tej ai paralajmëroi kreu e Komisionit për Shkarkimin e Metës, Ulsi Manja, se mund të shkarkohet pas kësaj seance.

“Jeni bijtë e së njëjtës nënë. Si mund ta shkarkoni ortakun e 1 prilit të mbështetur me një grup cubash. A shkarkohet ai që ju mori 50 % pushtet. E dorovitët me 40 milion euro për shkarje dheu në Rrugën e Elbasanit . Ju keni qenë bashk me të dhe i keni shkelur syrit njëri-tjetrit. Ishte prag zgjedhjesh dhe ju e bëtë për të ngritur adrenalinën e përkrahësve. Meta jua ktheu kusurin më dy mars. 4 ditë më vonë u pajtut me një vendim për të blerë  nga 6 hece, me një cmim dy herë më shumë. Ulsiu u nis me shkarku Metën, mas ksaj seance o shkarkohet Ulsiu , ose anëtarët e komisonit hetimor”, tha Murrizi ndër të tjera.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike myslim murrizi seance plenare 27 korrik 2020 ulsi manja myslim murrizi seance plenare 27 korrik 2020 ulsi manja

Sondazh

Poll